Bota

Takimi i mjekëve shqiptarë në Gjermani, për kontributin e tyre në vendlindje

27 Maj 2020, 11:49 Nga DOSJA
Takimi i mjekëve shqiptarë në Gjermani, për kontributin e

GJERMANI– Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se në datën 19 qershor do të mbahet një takim online, takim në të cilin do të do të diskutohen mundësitë që mjekët kanë për të kontribuar në vendlindjen e tyre.

Mësohet se në këtë takim do të jetë e ftuar edhe znj. Olinga Rafat, Koordinatore Kombëtare pranë programit Migracioni dhe Diaspora, ku çdo kush mund ta ndjekë falas këtë takim përmes platformës “Skype Bussines”.

“Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani organizon më datë 19 qershor një takim informues online mbi mundësitë që kanë mjekët për të kontribuar në vendlindje.  E ftuar në takim do të jetë znj. Olinga Rafat, Koordinatore Kombëtare pranë programit Migracioni dhe Diaspora (PMD) në GIZ në Tiranë e cila do të shpjegojë Instrumentin e Ekspertëve të Diasporës në GIZ. Ky takim mund të ndiqet falas në platformën Skype Bussines. Nëse dëshironi të merrni pjesë na shkruani në adresat [email protected] dhe [email protected] Afati i regjistrimit është në datën 17 qershor 2020.”-thuhet në njoftim.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora mjeket shqiptare ne gjermani olinga rafat mjeket shqiptare ne gjermani olinga rafat

Sondazh

Poll