Bota

Rihapja e transportit publik pas Covid-19/ Vendimi për autobusët në Prishtinë, çfarë do të ndodhë me pagesat

27 Maj 2020, 11:13 Nga DOSJA
Rihapja e transportit publik pas Covid-19/ Vendimi për autobusët

KOSOVË– Prej datës 18 maj në kryeqytetin e Kosovës, u njoftua rihapja e transportit urban pas një kohe të vështirë të Covid-19. Por pas kërkesave të shumta të Shoqatës së Transportuesve së Kosovës, Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ka marrë një vendim lehtësues pas një izolimi 2 mujor.

Nga njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Stacioni i Autobuzëve në Prishtinë ka bërë me dije se  të gjithë autobusët që qarkullojnë në Prishtinë, do të lirohen nga pagesa e deritanishme. Më tej në njoftim thuhet se ky afat për lirimin nga pagesa do të jetë deri në datën 1 qershor.

Ky vendim vjen si shkak i krizës së madhe që kanë patur kompanitë transportuese të autobusëve në Kosovë për shkak të koronavirusit.

“SQARIM! Me kërkesë të Shoqatës së Transportuesëve të Kosovës, NPL” Stacioni i Autobusëve”sh.a. Prishtinë, përkohësisht i liron nga pagesa e peronizimit të gjithë autotransortuesit e linjave ndërubane. Ky vendim do të jetë në fuqi deri me 1 Qershor 2020. Nëse do të aplikohen masat e reja të lehtësimit të lëvizjes nga Institucionet komptente para datës 1 Qershor 2020, shërbimi i peronizimit do të kthehet në fuqi sipas vendimit të vjetër të datës 15 Mars 2020. Ftohen të gjitha mediat të bëjnë shpërndarjen e ketij informacioni me qëllim të evitimit të ndonje keqkuptimi. Me respekt menaxhenti i NPL”Stacioni I Autobusëve”Sh.a, Prishtinë.”- thuhet në njoftim.

Kujtojmë që në vendin tonë ende nuk është dhënë një datë për rihapjen e transportit publik jo vetëm në kryeqytet, por në çdo “zonë të kuqe”.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove stacioni i autobusëve në prishtinë koronavirusi ne kosove stacioni i autobusëve në prishtinë

Sondazh

Poll