Politike

Shembja e Teatrit/ Nesër opozita interpelancë urgjente me kryeministrin Rama

27 Maj 2020, 09:51 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit/ Nesër opozita interpelancë urgjente me

Tiranë– Disa deputetë të opozitës parlamentare kanë thirrur në interpelancë urgjente kryeministrin Edi Rama, për shembjen e Teatrit Kombëtar. Interpelanca është futur në rendin e ditës të seancës së nesërme, 28 maj. Pritet që në seancën e nesërme të ketë debate për këtë çështje, e cila është kundështuar edhe nga opozita parlamentare.

 

Më 17 maj me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Ky vendim është kundështuar edhe nga opozita jashtë parlamentare. Ndërkohë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, pas shembjes  së godinës së Teatrit Kombëtar ka zhvilluar 3 protesta në Tiranë dhe 2 në Durrës e 1 në Shkodër. Me këtë tur synohet që të mblidhen firma nga qytetarë e artistë për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar se godina e teatrit do të ndërtohet në të njëjtin truall, por me do të jetë një projekt i ri.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama interpelancë për teatrin seancë plenare 28 maj 2020 edi rama interpelancë për teatrin seancë plenare 28 maj 2020

Sondazh

Poll