Politike

Rama: Hidrocentralin e Skavicës do ta bëjmë vetë, e kemi objektiv

27 Maj 2020, 10:01 Nga DOSJA
Rama: Hidrocentralin e Skavicës do ta bëjmë vetë, e kemi

Tiranë- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar  projektin e parkut të energjisë diellore në Karavasta, deklaroi se qeveria ka vendosur që të ndërtojë vetë HEC-in e Skavicës. Rama theksoi në fjalën e tij se ky hec do të ndërohet me 100% financim nga shteti dhe është objektiv i qeverisë shqiptare.

Shumë shpejt do të dalim në një proces tjetër, i menduar dhe vonuar me më shumë dekada se 30 vite, projektimi dhe ndërtimi i HEC-it të Skavicës. Ka qenë objektiv i të gjitha qeverive, është objekt i domosdoshëm, i komplikuar dhe për këtë arsye qeveritë e kanë pasur në plan por e kanë shtyrë. Kemi vendosur ta ndërtojmë me forcat tona, 100% shteti. Do të jetë fundi i derdhjes së ujit kur ka me tepri dhe përmbytjeve kur pasojë, si rezultat i derdhjes, së parave në formë uji duke shkaktuar dëme”, tha Rama.

Më 2016 ka pasur përplasje mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste për ndërtimin e hecit të Skavicës. PD denoncoi se këtë hec qeveria do ia jepte me koncesion një kompanie turke, që ishte përfshirë në aktivitete të dyshimta. Skavica është pjesë e kaskadës së Drinit, u projektua  në vitet ’70 të ishte hidrocentrali i parë i kësaj kaskade para Fierzës,

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama heci i skavicës edi rama heci i skavicës

Sondazh

Poll