Ruçi e përjashtoi 10 ditë nga Kuvendi/ Ralf Gjoni: Nuk ma mbyllni dot gojën, të palarat do të dalin në shesh
27 Maj 2020, 08:01Nga DOSJA
Tiranë– Deputeti Ralf Gjoni ka reaguar menjëherë për vendimin e Byrosë së Kuvendit, i cili e përjashtoi 10 ditë nga parlamenti. Në një reagim në Facebook, Ralf Gjoni shprehet se të gjitha të palarat do të dalin në shesh dhe askush mund mund t’ia mbyllë gojën. Ai theksoi se ky vendim është marrë, pasi mazhoranca ka frikë nga e vërteta. Gjoni nënvizoi se 7 gra deputete socialiste i janë bindur kokëulur urdhrit të Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës duke kërkuar ‘internimin’ e tij.
“Këta që sot duhet të ishin në burg, sot flasin për etikë parlamentare ndërkohë që i kanë futur kazmën drejtësisë dhe fadromën pasurive kombëtare. Ndaj unë do vazhdoj të ulëras pa pushim e pa kompromis për këtë padrejtësi që po i bëhet Shqipërisë derisa çdo shqiptar i pavarur e i ndershëm të më bashkohet në betejën për t’a shporrur këtë kastë të korruptuar drejt burgut!”, shprehet ndër të tjera ai.
Reagimi i plotë në Facebook:
TË PALARAT DO DALIN NË SHESH. NUK MA MBYLLNI DOT GOJËN! Shërbimet e partisë mëmë më kanë përjashtuar dje për 10 ditë nga aktivitetet e Kuvendit, për të dytën herë. Vetëm e vetëm se kanë frikë nga e vërteta mbi teatrin e korrupsionit! ??? 7 gra deputete socialiste i janë bindur kokëulur urdhrit të Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës duke kërkuar ‘internimin’ tim, sepse duan të fshehin të vërtetën. Produkte të denja listash partiake.?♀️ Kuvendi kontrollohet sot prej provincializmit intelektual nën diktatin e mullarit të kashtës që teatri kombëtar u duket si kuti tallashi. ? Jam përjashtuar sepse kërkova të parashtroja disa pyetje mbi transparencën e shembjes së Teatrit ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi ashtu siç më jep të drejtë Pika 7 e Nenit 103 të Rregullores së Kuvendit. Pyetjet mu kërkuan të ngriheshin nga një grup organizatash të shoqërisë civile drejtuar nga Qendra ResPublica e cila mbetet kritike ndaj aktivitetit klientelist të Komisionerit (gjoja të pavarur). Nuk mund të ketë etikë normale e as ulje koke përballë kësaj arrogance diabolike që po shkatërron të ardhmen tonë të përbashkët. Vetëm denoncime dhe lolipop në gojë do kenë. ? Këta që sot duhet të ishin në burg, sot flasin për etikë parlamentare ndërkohë që i kanë futur kazmën drejtësisë dhe fadromën pasurive kombëtare. Ndaj unë do vazhdoj të ulëras pa pushim e pa kompromis për këtë padrejtësi që po i bëhet Shqipërisë derisa çdo shqiptar i pavarur e i ndershëm të më bashkohet në betejën për t’a shporrur këtë kastë të korruptuar drejt burgut!
Byroja e Kuvenditka marrë vedimin për të përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare deputetin e opozitës jashtëparlamentare, Ralf Gjoni. Vendimi është marrë pasi në seancën e shkuar plenare ku i fundit çoi në foltoren e Kuvendit disa lëpirëse, duke shkaktuar debat me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LUSHNJË– Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca kanë vizituar një kompani eksporti në fshatin Zgjanë. Teksa fl...
TIRANË- Byroja e Kuvendit ka përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare deputetin e opozitës jashtëparlamentare, Ralf Gjoni. Vendimi është marrë pasi në se...
Tiranë- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka dalë kundër kryedemokratit Lulzim Basha, pasi është shprehur se ky i fundit nuk ka vullnet për të ndr...
Tiranë– Analisti Baton Haxhiu është shprehur në emisionin “Opinon” se një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, do të ishte një lajm i mirë për shqiptarët. Sipas ti...
TIRANË– Gazetari Baton Haxhiu tha në “Opinion” këtë të martë se akuzat e Presidentit Meta, sipas të cilit Kryeministri Rama po i shërben lobit proser...
TIRANË– Deputeti dhe kreu i grupit demokrat në Parlament, Myslym Murrizi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama, kryedemorkati Lulzim Basha dhe Presid...
TIRANË– I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-deputeti Mark Marku u shpreh se publikimi i mesazhit të një diplomati të huaj...
TIRANË– Dy analistët Mark Marku dhe Baton Haxhiu janë përplasur me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme, teksa komentoni Reformën në Drejtësi.Marku tha se ...