“Zgjedhorja”/ Duka kundër Bashës: S’ka vullnet për të ndryshuar sistemin, ka bërë marrëveshje me PS-në
27 Maj 2020, 06:46Nga DOSJA
Tiranë- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka dalë kundër kryedemokratit Lulzim Basha, pasi është shprehur se ky i fundit nuk ka vullnet për të ndryshuar sistemin. Duka në emisionin ” “Repolitix” në Report Tv deklaroi se PS, PD dhe LSI e kanë mbyllur me kohë marrvëshjen për “Zgjedhoren” dhe se nuk duan ndryshim të sistemit. Reformën Zgjedhore ai e cilësoi thjesht si një arnim, në të cilën nuk do të ketë ndryshime rrënjësore.
“Nuk do kishte gjë të keqe nëse do shtyhej afati pas 31 majit, po sipas mendimit tim, mund të mos jem në të njëjtën linjë me PD, reforma do ishte e plotë nëse do ishte me kirurgji, që të bëhej e plotë me sistemin. Duke qenë se i kanë shkelur syrin njëri tjetrin, që mbrojnë sistemin, PD thotë që është i hapur për ndërrim sistemi, por duan që fillimisht të rregullojnë Kodin Zgjedhor. Duket sikur po arnojmë, por që të bëhet realisht ashtu siç duhet për shqiptarët, do ishte shumë mirë që të dëgjoheshin zërat e qytetarëve që të kalonte në sistemin ku qytetarët të zgjidhnin atë që donin. Basha ka thënë shpesh herë, ndoshta dhe nga presioni i aleatëve, ka thënë se është i hapur për çdo lloj sistemi, por duket që nuk ka asnjë vullnet nga dy partitë e mëdha, dhe nga LSI, por s’më ndalon njeri që të them mendimin tim, kjo mund të jetë një kosto për mua. Nuk jemi në të njëjtën linjë me Bashën. Asnjëherë Basha nuk na ka kundërshtuar në mënyrë kategorike, por duket se ka një dakordësi mes tyre, do i rregullojnë disa gjëra që këtyre u duket se ndikojnë në zgjedhje, por thonë se me sistemin s’do merremi se s’kemi kohë, Kjo më duket gjëja më e flliqtë për shqiptarët. Kanë kaluar 2 mandate, dhe prapë s’kanë gjetur. Nuk e ndryshojnë se duan të ruajnë monopolin e kandidatëve. E kanë mbyllur këtë punë pavarësisht propozimit të ambasadës Amerikane, u mbyllen dyert të rinjve në politikë”, tha Duka.
Ndërkohë një ditë më parë,pas takimit me Yuri Kim, Basha deklaroi se Reforma Zgjedhore do të përfundojë para 31 majit. Sakaq, dje u zhvillua edhe mbledhja Këshilli Politik, ku u dokortësuan për kuotat gjinore për gratë në zgjedhje, financimin miks të partive dhe periudhën zgjedhore, 15 prill-15 maj ose 15 tetor deri në 15 nëntor.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë– Analisti Baton Haxhiu është shprehur në emisionin “Opinon” se një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, do të ishte një lajm i mirë për shqiptarët. Sipas ti...
TIRANË– Gazetari Baton Haxhiu tha në “Opinion” këtë të martë se akuzat e Presidentit Meta, sipas të cilit Kryeministri Rama po i shërben lobit proser...
TIRANË– Deputeti dhe kreu i grupit demokrat në Parlament, Myslym Murrizi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama, kryedemorkati Lulzim Basha dhe Presid...
TIRANË– I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-deputeti Mark Marku u shpreh se publikimi i mesazhit të një diplomati të huaj...
TIRANË– Dy analistët Mark Marku dhe Baton Haxhiu janë përplasur me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme, teksa komentoni Reformën në Drejtësi.Marku tha se ...
TIRANË– Hapja e plazheve dhe turizmi është një ndër debatet aktuale e cila po zhvillohet në opinionin publik. Kjo është edhe tema e diskutimit në Open në T...
TIRANË- Analisti Baton Haxhiu ka komentuar sot mesazhet e publikuara nga Presidenti Ilir Meta për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Në një lidhje direkte m...
TIRANË– Ish-deputeti Dashamir Shehi thotë se përgjegjës për shembjen e Teatrit Kombëtar është vetëm kryeministri Rama.Për Rtv Ora, Shehi thotë se të...