Aktualitet

Klononin karta bankare, arrestohen tre persona në Durrës, vodhën si pa të keq 84 mijë euro, ja kush ishte ‘gjahu’ i pre

27 Maj 2020, 07:34 Nga DOSJA
Klononin karta bankare, arrestohen tre persona në Durrës, vodhën

DURRËS- Tre persona janë arrestuar në Durrës pasi kanë vjedhur 84 mijë euro duke klonuar kartat e shtetasve të huaj. Policia nuk i ka publikuar emrat e tyre, por vetëm inicialet duke njoftuar se në prangat e Policisë ka rënë: B.G., 43 vjeçe, S.G., 24 vjeçe dhe M.B., 31 vjeç.

Nga disa muaj hetime, Policia konstatoi se të tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin mashtronin të huajit duke i bindur se po kryenin rezervime në hotele për turizëm.

Tre shtetas janë vënë në pranga në Durrës pasi klononin karta bankare, kryesisht të shtetasve të huaj, duke përfituar shumën 84 mijë euro.

Pas një hetimi disamujor u siguruan prova bindëse për veprimtarinë kriminale të 3 shtetasve, për të cilët Prokuroria urdhëroi ndalimin e tyre, konkretisht:

B. G., 43 vjeçe, S. G., 24 vjeçe dhe M. B., 31 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar shumën 84.000 euro, nëpërmjet kartave të klonuara, duke mashtruar shtetas të huaj që kryenin rezervime në hotele për turizëm.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres policia ne durres durres policia ne durres

Sondazh

Poll