Art&Argëtim

Virologu italian jep lajmin e MADH: Virusi është më pak agresiv, po zhduket

26 Maj 2020, 20:38 Nga DOSJA
Virologu italian jep lajmin e MADH: Virusi është më pak agresiv,

ITALI– Profesori Arnaldo Caruso, president i Shoqatës Italiane të Virologjisë (Siv-Isv), ka thënë se virusi është bërë më pak agresiv. Ai ka dalë në këtë përfundim pas studimeve të bëra në lidhje me Covid-19.

“Po, koronavirusi i ri po humbet forcën “, shpjegon virologu, pasi një variant jashtëzakonisht më pak i fuqishëm i virusit Sars-CoV-2 u izolua në laboratorin e Mikrobiologjisë së Asst Spedali Civili në Brescia.

“Ndërsa llojet virale që jemi mësuar t’i shohim muajt e fundit, të cilat i kemi izoluar dhe sekuencuar, janë bomba biologjike të afta të shfarosin qelizat e synuara në 2-3 ditë”  – shpjegon eksperti.

Këto variante më të zbutura duhet të bëhen e ardhmja e evolucionit të mundshëm të Covid-19.

“Se koronavirus i ri po dobësohet është e qartë për të gjithë, siç tregohet nga buletinet e përditshme që raportojnë një numër infeksionesh ngjitëse, por mbi të gjitha ratset në kujdesin intensiv në  spitale gradualisht po zbrazen” thotë Caruso, Profesor i Mikrobiologjisë dhe Mikrobiologjisë Klinike në Universitetin e Brescia.

Por Caruso thotë se: “Ne nuk e dimë nëse dhe sa qarkullon ky variant , apo nëse ai është gjenetikisht i ndryshëm nga të tjerët. Sidoqoftë, mund të themi se diçka po ndodh”. 

Autorët kanë vërejtur se këto variante paraqesin ndryshime të mëdha gjenetike dhe ne, që po bëjmë teste gjenetike, shpresojmë të shohim të njëjtën gjë. Por ai thotë se sipas publikimeve nga mediat e huaja  na thonë se edhe në SHBA, provat po shfaqen në internet me zbulimin e Brescia.

Në përfundime ai del se virusi po zhduket, por janë të paqarta arsyet dhe kush ka ndikuar.

Ajo që po ndodh, si për të gjitha viruset e frymëmarrjes, është i atribuohet një sezonaliteti i infeksionit. Me fillimin e sezonit të vonë të pranverës-verës këto viruse kanë tendencë të zhduken për arsye që ende nuk i dimë saktësisht, si dhe nuk e dimë pse ata largohen në nëntor-dhjetor “- shprehet ai.

Burimi;quotidiano.net

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete arnaldo caruso itali koronavirusi ne bote arnaldo caruso itali koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 26 Maj 2020, 18:25

ITALI- Tenori i famshëm italian , Andrea Bocelli ka folur për herë të parë për betejën e tij me koronavirusin duke shokuar botën me këtë deklaratë.“Unë kisha ko...

Art&Argëtim 26 Maj 2020, 17:24

KROACI– Modelja Oriola Marashi është duke kaluar karantinën në shtëpinë e të dashurit të saj, futbollistit kosovar, Eros Grezda- në Kroaci .Për të kaluar kohën ...