Art&Argëtim

”Këtu çalon gjithçka, ka interesa personale”/ Renato Mekolli SHPËRTHEN ndaj masave të qeverisë: Po falimentojn

26 Maj 2020, 19:03 Nga DOSJA
”Këtu çalon gjithçka, ka interesa personale”/

TIRANE– Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli teksa ka qënë i ftuar në një intervistë për ‘Ilva Now’, ka shprehur zhgënjimin që ka ndaj masave që janë marrë ndaj lokaleve duke dhënë më pas deklaratën ‘bombë’ se do të largohet nga Shqipëria.

I gjendur në vështirësi në Shqipëri, shefi i kuzhinës është shprehur se do të largohet nga vendi në një moment të dytë, dhe destinacioni do të jetë Los Angeles, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo situatë të bën që të dalësh nga vetja dhe të thuash se ky vend nuk është për të jetuar. Shikoj që nuk kam mbështetje nga shteti dhe njerëzit që na drejtojnë, situata është absurd. Do të largohem nga Shqipëria dhe ia kam vënë syrin Los Angeles. Dëshira ime është që të jap pasionin dhe dëshirën time dhe të ndjej që ajo që jap të më kthehet”, theksoi Renato.

Më tej gjatë intervistës shefi i kuzhinës i cili u njoh më së shumti nga shqiptarët për rolin e tij në ‘Hell’s Kitchen’, ka treguar se në biznesin e tij, restorantin që ka në Tiranë tashmë punojnë vetëm 7 persona, nga 15 që ishin para karantinës.

Renato tregon me dhimbje të madhe se prej 3 muajsh restorantet nuk kanë punë dhe as nuk janë ndihmuar nga shteti.

Jemi në një situatë tragjike. Restorantet prej 3 muajsh nuk kanë punë. Ndihmë nga shteti nuk ka aspak, është një situatë kaosi. Vërtetë ne kemi një orar deri në orën 21:00, por atëherë dalin të gjithë njerëzit dhe janë të qetë për të shijuar ndonjë darkë. Po falimentojnë bizneset, jashtë kanë mbështet nga shteti këtu nuk ka asnjë lloj mbështetje. Kjo është qesharake. Në një kohë normale në kuzhinën time duhet të ishin 15 veta, tani janë 7 persona. Këtu çalon gjithçka se asnjëri nuk ka besim, ka dhe interesa personale dhe të gjithë nuk bëhen bashkë”, shprehet Renato Mekolli.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz renato mekolli renato mekolli

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 26 Maj 2020, 18:25

ITALI- Tenori i famshëm italian , Andrea Bocelli ka folur për herë të parë për betejën e tij me koronavirusin duke shokuar botën me këtë deklaratë.“Unë kisha ko...

Art&Argëtim 26 Maj 2020, 17:24

KROACI– Modelja Oriola Marashi është duke kaluar karantinën në shtëpinë e të dashurit të saj, futbollistit kosovar, Eros Grezda- në Kroaci .Për të kaluar kohën ...