Art&Argëtim

Organizata Botërore e Meteorologjisë bën paralajmërimin e frikshëm: Pandemia e Covid-19 do të rrisë sëmundjet që shkakt

26 Maj 2020, 17:00 Nga DOSJA
Organizata Botërore e Meteorologjisë bën paralajmërimin e

ZVICËR– Organizata Botërore e Meteorologjisë ka paralajmëruar ditën e sotme se pandemia e koornavirusit do të rrisë rreziqet e sëmundjeve që lidhen me valën e të nxehtit. Dhe sipas tyre ky vit është një nga vitet më të nxehta i regjistruar ndonjëherë.

“Vera që po afrohet në hemisferën veriore pritet të shënojë një rekord të ri përsa i përket nxehtësisë. Ne aktualisht po jetojmë një nga vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë,”- tha zëdhënësja e OMO-së, Clare Nullis Kapp, në një konferencë virtuale për shtyp në Gjenevë.

Po ashtu Organizata Botërore Meteorologjike u ka bërë thirrje qeverive të vendeve të botës që të përgatisin plane për t’i mbajtur njerëzit të sigurtë gjatë valëve të nxehtësisë pa përhapur koronavirusin e ri.

Burimi; .straitstimes.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi ne bote organizata botërore e meteorologjisë koronavirusi ne bote organizata botërore e meteorologjisë

Sondazh

Poll