Art&Argëtim

“Një rrëqebull i turpshëm apo sfidues?”, kapet nga kamerat në malin e Munellës specia që rrezikon të zhduket

26 Maj 2020, 20:26 Nga DOSJA
“Një rrëqebull i turpshëm apo sfidues?”, kapet nga

PUKË– Mali i Munellës është gjithë kohës në monitorim nga Protection and Preservation of Natural Environment in Albania (PPNEA). Kjo organizatë ka arritur të fotografojë jetën dhe lëvizjet ‘banorëve’ të egër.

Së fundmi PPNEA, ka publikuar pamje ku shfaqet rrëqebulli i Ballkanit, një specie që në vendin tonë është në rrezik zhdukje.

Shfaqja e saj në kamerat kurth në malin e Munellës dhe riprodhimi i tyre po ngjallë një shpresë për mos zhdukjen e kësaj specie.

Një individ i maturuar rrëqebulli është filmuar nga kamerat kurth duke kaluar shumë pranë kutisë kurth të vendosur në malin e Munellës, por e çaktivizuar përpara kohës së planifikuar të studimit për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Ekipi i monitorimit të rrëqebullit ishte në pritje të marrjes së një sinjali për aktivizimin e kutisë kurth gjatë periudhës shkurt–mars 2020, por edhe këtë vit nuk pati fat.Gjurmët e gjetura në zonë dhe fotot e marra nga kamerat kurth tregojnë se ai kaloi shumë pranë kutisë kurth, por nuk e aktivizoi atë. Ky fakt na bëri të mendojmë që kishim të bënim me një individ “sfidues” ndaj ekipit të PPNEA.

Në këtë filmim shihet se pasi e ka studiuar mirë, ky individ i rrëqebullit ka vendosur të mos kalojë përmes kutisë për të na treguar se këtë vit nuk ishte gati për tu pajisur me një “kollare” gjurmuese dhe pse në fakt kutia ndërkohë ishte e çaktivizuar.
Duam t’ju kujtojmë se kapja e rrëqebullit me metodologjinë e kutisë kurth ka si qëllim vendosjen e një transmetuesi satelitor dhe marrjen e të dhënave gjenetike të këtij lloji, duke mundësuar kështu një informacion më të detajuar për llojin dhe territorin që përdor”, thuhet në postimin e PPNEA.

(D.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale ppnea rrëqebulli i ballkanit ppnea rrëqebulli i ballkanit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 26 Maj 2020, 18:25

ITALI- Tenori i famshëm italian , Andrea Bocelli ka folur për herë të parë për betejën e tij me koronavirusin duke shokuar botën me këtë deklaratë.“Unë kisha ko...

Art&Argëtim 26 Maj 2020, 17:24

KROACI– Modelja Oriola Marashi është duke kaluar karantinën në shtëpinë e të dashurit të saj, futbollistit kosovar, Eros Grezda- në Kroaci .Për të kaluar kohën ...