Politike

Pse nuk hapen plazhet? Klosi tregon arsyet: Krijohen grumbullime qytetarësh, virusi nuk është larguar

26 Maj 2020, 19:53 Nga DOSJA
Pse nuk hapen plazhet? Klosi tregon arsyet: Krijohen grumbullime

TIRANË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur për masat lehtësuese të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top Channel, Klosi tregoi pse nuk lejohet ende bërja e plazhit në Shqipëri.

Ministri tha se nuk është problemi tek larja në det, pasi të gjithë ekspertët flasin për një mungesë rreziku nga uji, por problemsi sipas tij është tek grumbullimi i qytetarëve në plazhe.

Këtë pyetje keni 2 muaj që ma bëni. Në fillim më keni pyetur pse nuk lejohet të dalin njerëzit të dalin nga liqeni. Tani ne nuk lejojmë plazhet se aty do ketë një grumbullim të njerëzve duke rrezikuar përhapjen e virusit. Nuk është e thënë se doli dielli dhe virusi u largua. Jo, virusi është aty, nuk ka ikur”, u shpreh ai.

Klosi po ashtu foli dhe për datën 1 qershor, ku do lejohet plazhi vetëm pranë hoteleve, pasi ata mund të ruajnë distancat sociale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi klosi hapja e plazheve masat kunder covid 19 blendi klosi hapja e plazheve masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Politike 26 Maj 2020, 18:38

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka sjell edhe një herë dhunën që ka pësuar në vitin 1996. Në një postim në Instagram, Braçe shkru...