Politike

Posti që i ka dhënë gruas/ I nxori foton krah Lleshajt, Berisha sjell detaje të reja për Shtjefnin: Narkotrafikantin e ka e

26 Maj 2020, 18:55 Nga DOSJA
Posti që i ka dhënë gruas/ I nxori foton krah Lleshajt, Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në lidhje me Altin Shtjefnin. Dy ditë pasi postoi foton e Shtjefnit krah ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe shkruante se është një i dënuar për trafik drogë, Berisha sjell detaje të reja.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se Shtjefni ka lidhje të ngushta edhe me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu. Ndër rreshta, ish-kryeministri shprehet se Shtjefni është emëruar nga Ndreu si trajner i një sporti që nuk ekziston, gruan ja ka vënë shefe sportesh ndërsa dajën në një tjetër post.

Denoncim i plotë

Kjo eshte lidhja e narkokryetarit monist Pjerin Ndreu me trafikantin! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! Sb. Doktor Berisha është shumë i vertetë, lajmi qe shkruani per Altin Shtjefnin qe shoqeronte Sander Lleshin, pasi loja e tyrë nuk mbaron ketu. Altin Shtjefni eshte emruar nga Kryetari 8% i Bashkise si trajner te nje sporti qe nuk ekziston ne Lezhe, Nusja tij eshte emruar shefe sporti ne Bashki dhe daja i tij Ndue Marku Shef klubi shume sportesh. E habitshme kur shikon qe daja propozon fonde per ekipin e nipit qe nuk ekziston, nusja i miraton si specialiste ne Bashki nen bekimin e Kryetar Pjerinit te emruar dhe Altini i hargjon. Biles ky Altini kur eshte kap me droge ne France eshte paguar nga drejtoria elektrike si i punesuar ne Lezhe. Kjo eshte rilindja ne Lezhe dhe gjithe Shqiperine. Ju uroj Ju shum shendet dhe sa me shpejt ne pushtet. Te lutem anonim sepse jam punonjes Policie.

Para dy ditësh, Berisha publikoi këtë foto teksa shkruante se ministri Lleshaj shoqërohet me narkotrafikantë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike altin shtjefni pjerin ndreu sali berisha altin shtjefni pjerin ndreu sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 26 Maj 2020, 18:38

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka sjell edhe një herë dhunën që ka pësuar në vitin 1996. Në një postim në Instagram, Braçe shkru...