Politike

Shembja e Teatrit Kombëtar, paralajmërimi i Vokshit: PD po përgatit kallëzim penal ndaj Ramës e Veliajt

26 Maj 2020, 19:28 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar, paralajmërimi i Vokshit: PD po

TIRANË- Çështja e Teatrit Kombëtar për të cilën pati debate të shumta politike në vend, për anëtaren e PD-së Albana Vokshi, do të vazhdoj në rrugë institucionale në përgatitjen e kallëzimit penal për kryeministrin Edi Rama, kryetarin e bashkisë së Tiranës Erio Veliaj, dhe të gjithë ata që në mënyra të ndryshme, kanë “kontribuar” në shëmbjen e Teatrit Kombëtar.

Në emisionin “Në fokus” të gazetarit Nertil Agalliu, znj, Vokshi, tha qartazi se tashmë pas shembjes së teatrit, PD, do të bëj të pamundurën për të ndaluar ndërtimin e projektit të Ramës për ndërtimin e teatrit.

Për të ndaluar ndërtimin, do të ndjekim çdo rrugë institucionale, te protestave, dhe jo vetëm, por nuk duhet të harrojmë çdokush, që ka marur pjesë në operacionin e një organizate të stuktuturuar kriminale , të gjitha ligjet e shkelura nga Rama, Veliaj, do të shkojnë para drejtësisë. PD është duke përgatitur kallëzim penal dhe po i drejtohemi organeve të drejtësisë lidhur me këtë”, tha Vokshi. 

Vokshi, sqaroi se pos kësaj, PD kundrejt çdo kompanie private e cila ka përfituar nëpërmjet abuzimit të ligjit lidhur me shembjen e Teatrit do të jetë poashtu para drejtësisë penale.

Poashtu në këtë emision, ish deputetja e PD, konfirmoi se PD u ka bërë thirrje bankave që të mos japin kredi projekteve abuzive, siç është projekti i kullëzimit të pronës publike të Teatrit dhe përreth tij.  

(Marrë nga TVT)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi padi kunder veliaj shembet teatri kombetar albana vokshi padi kunder veliaj shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Politike 26 Maj 2020, 18:38

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka sjell edhe një herë dhunën që ka pësuar në vitin 1996. Në një postim në Instagram, Braçe shkru...