Politike

“Ka frikë Metën”, deputeti Maliqi tregon të fshehtat e Ramës: Kërkon të ulë imazhin e Presidentit tek ndërkombëtare

26 Maj 2020, 18:58 Nga DOSJA
“Ka frikë Metën”, deputeti Maliqi tregon të fshehtat

TIRANË- Deputeti Lefter Maliqi është shpehur sot se frika e vetme e Edi Ramës edhe Presidenti Ilir Meta. Në një intervistë në Fax News, Maliqi ka treguar dhe një bisedë që ka zhvilluar një bisedë me Ramën në vitin 2017, dhe shton se Kryeministri udhëzonte deputetët që të sulmonin Lëvizjen Socialiste për integrim.

E vetmja frikë e Ramës është Ilir Meta pavarësisht se është president dhe nuk ka fuqi, por këtë e shikon të vetmin. Në 2017, gabimisht si gjithë të tjerët, për shkak se i besova këtij njeriu, meqë ky i ka qejf telefonatat e zbardhura, ka qenë fundi i majit, fillimi i qershorit kur më ka bërë një telefon dhe midis të tjerave, çfarë kanë me ty, ti ke një mandat tëndin. Më kanë thënë Shalsi dhe Klosi që nuk futemi dot në zona se njerëzit janë me ty”, tha Maliqi.

Më tej deputeti shton se kreu i qeverisë po përdor këdo që mundet për të ulur figurën e Metës tek ndërkombëtarët pasi e konsideron të vetmin sfidues ndaj tij.

Tani ka hapur panik, sulmon imazhin e Ilir Metës, ul imazhin e tij tek ndërkombëtarët. Madje ka arritur edhe tek deputetët e opozitës së re, edhe të LSI që e përdor, mbase edhe joshur për të bërë letra anonime tek ndërkombëtarët për të ulur figurën e Metës. Thënë në kontekst, ky e ka frikë Ilir Metën si politikan karriere dhe sfidues dhe e vetmja është që ta ulë me ndërkombëtarët”, përfundoi deputeti i opizitës së re.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama frika e rames ilir meta lefter maliqi telefonata rama maliqi edi rama frika e rames ilir meta lefter maliqi telefonata rama maliqi

Sondazh

Poll

Politike 26 Maj 2020, 18:38

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka sjell edhe një herë dhunën që ka pësuar në vitin 1996. Në një postim në Instagram, Braçe shkru...