Politike

26 Maj 2020, 18:38 Nga DOSJA

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka sjell edhe një herë dhunën që ka pësuar në vitin 1996. Në një postim në Instagram, Braçe shkruan se dhuna e tij ka ndodhur ditën e zgjedhjeve, në një kohë që PS nuk kihte asnjë pushtet në atë kohë, pasi ka qenë në opozitës.

Numri 2 i qeverisë shton se ai është dëshmitar dhe është gati të dëshmojë para çdo prokurori dhe kërkon që të hetohet kjo ngjarje dhe çdo krim shtetror që ka ndodhur në Shqipëri. “Nuk kishte #Zgjedhje, por kishte votime mbi baze dhune shteterore, kriminale e barbare, per shkak te bindjeve politike e zgjedhjes qe beje; Ne nje KQZ te stermadhe-diku te 20 anetare, PS kishte vetem nje”, shton më tej ai.

REAGIMI I PLOTË

Ne #26MAJ1996, ne votimet e treta parlamentare qe pas renies se #DIKTATURES; #PARTIASOCIALISTE NUK KISHTE ASGJE! As Presidentin-ai ishte kryetar i PD, as Kuvendin, as Qeverine, as Policine, as Ushtrine, as Shik, as Prokurorine, as gjykatat e shkalles se pare, te dyte-gjykatesit ishin emeruar nga nje shkolle ne Plepa 6 mujore per jurist, as Gjykaten e Larte-Zef Brozin, kryegjykatesin e kishin perzene me Shik nga Shqiperia, as Gjykaten Kushtetuese-atje kishin vene kryegjyqtar dike qe ish te perndjekurit e rrahur nga PD e shquanin si vegel te eger te ish diktatures; Nuk kishte as Kryetarin e partise, Ai kishte tre vite ne nje burg te mirefillte politik; Nuk kishte as ekonomine, ajo ishte mirefilli PIRAMIDALE e ndaj saj me zor te madh flisje se nje pjese e popullit qe merrte e jepte leke me fajde, te mbyste kunder kesaj “MIREQENIEJE”; Aaaa po, nuk kishim as TEATER, ishte bere Bingo Ydhi; Nuk di nese Budinat punonin aty, por e di qe ne ate teater fati, te madhin Kadri Roshi e nëmnin si te majte!

Nuk kishte televizione, ishte vec nje, publik e kishte statusin por ne te cilin shfaqej vec partia ne pushtet, Presidenti i saj, Qeveria, nje pjese e Parlamentit dhe Partia Socialiste vetem kur duhej sulmuar. Nuk kishte #Zgjedhje, por kishte votime mbi baze dhune shteterore, kriminale e barbare, per shkak te bindjeve politike e zgjedhjes qe beje; Ne nje KQZ te stermadhe-diku te 20 anetare, PS kishte vetem nje;

Ne komisione votimi, fiks pas ores 8.00 te mengjesit, per shkak te dhunes shteterore PS nuk kishte me asnje anetar, por neper spitale ne kishim plot te tille deri ne mesdite! UNE JAM DESHMITAR DHE JAM GATI TE DESHMOJ PARA CDO PROKURORI QE DO TE HETOJE KETE KRIM DHE CDO KRIM SHTETEROR MBI TE DREJTEN PER TE ZGJEDHUR E PER TU ZGJEDHUR NE KETE VEND! Nderkohe, PS kishte shume idealizem, shume fuqi prej idealizmit, bashkim, solidaritet ne cdo moshe, besim e vendosmeri per te mos u dorezuar; Kishte perfaqesim vendosur me gare, kishte te rinj ardhur nga FRESSH si kandidate, nuk kishte interesa ekonomike e pronesore ate kohe; Zoteruesit e tyre kishin hyre si anetare ne Piramida-Partia e Madhe Ekonomike e Presidentit, ishin rehat aty! Kjo eshte #Lista26Maj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhunimi i braces erion brace dhunimi i braces erion brace

Sondazh

Poll