Aktualitet

Hapja e çerdheve dhe kopshteve, mjeku Alimehmeti: Prindërit s’duhet të shqetësohen, fëmijët nuk e transmetojnë virusin

26 Maj 2020, 19:36 Nga DOSJA
Hapja e çerdheve dhe kopshteve, mjeku Alimehmeti: Prindërit

TIRANË- Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka foluir sot për masat lehtësuese që janë ndërmarrë nga qeveria. I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, mjeku u shpreh se fëmijët nuk janë të prekur nga pandemia e COVID-19.

Teksa foli për hapjen e kopshteve dhe çerdheve, ai u shpreh se prindërit kanë të drejtë të jenë të shqetësuar sepse janë bombarduar me informacion për COVID-19, por shtoi se nuk duhet të shqetësohen pasi të vegjlit nuk e transmetojnë virusin.

Patjetër që do jenë të shqetësuar prindërit se i kemi bombarduar prej shumë javësh me infoemacion. Kemi të dhëna të mira se fëmijët nuk preken. Ata rezultojnë pozitiv por nuk preken rëndë. Ka dhe të dhëna gjenetike që tregojnë se fëmijët nuk e replikojnë virusin dhe mund të mos e transmetojnë. Por duhet bërë kujdes me dorezat derisa të saktësohen të dhënat”, tha mjeku Alimehmeti.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapja e kopshteve ilir alimehmeti masat kunder covid 19 hapja e kopshteve ilir alimehmeti masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2020, 16:30

ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar mbrëmjen e së shtunës ka bërë një aksident rrugor ku si pasojë ka lënë të vdekur një shtetas Italian i quajtur Divo Coccia....