Aktualitet

Drejtoresha Cami kërkon distancim social, vartësit e saj nuk pyesin për këshillat, mblidhen e kuvendojnë në lokal (FOTO)

26 Maj 2020, 19:25 Nga DOSJA
Drejtoresha Cami kërkon distancim social, vartësit e saj nuk pyesin

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 25 raste të reja më COVID-19. Deklarata sot u lexua nga Mirela Cami, e cila është dhe pjesë e Komitetit të Ekspertëve dhe ndër të tjera tha se duhet që të ruhet distanca sociale nga qytetarët.

Por sot vartësit , duket se nuk e kanë dëgjuar këshilliën e Camit. Një qytetar ka denoncuar në JOQ, se drejtori Xhevahir Budani, bashkë me epidemiologët në Elbasan janë ulur në një lokal dhe nuk kanë zbatuar rregullat kundër përhapjes së COVID-19.

Pershendetje! Sot ka folur per covid 19 drejtoresha Mirela Cami. Ka folur per distancim social dhe rregullat qe duhet te ndjekim. Nderkoh operatori elbasanit me drejtor Xhevahir budani bashke me epidiomiologet e tyre dhe ekonomistet jane duke u relaksuar ne orar pune ne lokalin monarch elbasan para nje dite . Mund te verifikohet nga kamerat e sigurise te lokalit . Kerkoni dorheqen e Tyre nqs nuk jan shoke te socialisteve”, është ky denoncimi i qytetarëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 mirela cami xhevahir budani masat kunder covid 19 mirela cami xhevahir budani

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2020, 16:30

ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar mbrëmjen e së shtunës ka bërë një aksident rrugor ku si pasojë ka lënë të vdekur një shtetas Italian i quajtur Divo Coccia....