Politike

“Krisma kallashnikovi në Bulqizë”/ Berisha publikon mesazhet e qytetarëve: Janë ende këtu gëzhojat, kemi frikë të da

26 Maj 2020, 18:24 Nga DOSJA
“Krisma kallashnikovi në Bulqizë”/ Berisha publikon

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim në rrjetet sociale ku shkruan se Bulqiza është terrorizuar nga krisma kallashnikovi.

Në një status në rrjetet sociale, Berisha shkruan mesazhin e një qytetari, i cili denoncon faktin se në Bulqizë janë dëgjuar krisma kallashnikovi dhe se gëzhojat kanë mbetur ende në rrugë.

Ndër të tjera, qytetari shton se ka frikë të dalë në rrugë se mos ha ndonjë plumb dhe se policia nuk ka shkuar për të bërë asnjë lloj verifikimi.

Ne Bulqize kercet Kallashi narkopolicia flen gjume! Sb. Mirmbrema Dr Sali Berisha.
Se pari uroj te jeshe mir me shendet, Jam nje qytetar nga Bulqiza e Re. Mbrem Bulqiza ka qen nen bresherin e kallashnikov ndersa Policia e Shtetit nuk ka dhen asnje njoftim zyrtar. Jane gezhojat ende ne rrugë asnje polic nuk eshte afruar te mori nje gezhoj te vetme. Ke frik te dalesh ne rrug me familje se ha naj plumb, Aman postoje mos vallë e shikon “Lleshi” qe merret me plazhet, Anonim ju lutem,”- shkruan Berisha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bulqize sali berisha bulqize sali berisha

Sondazh

Poll