Politike

Meta shtrëngoi duart me Ramën/ Manjani: Aliende dhe Pinoçeti qenkan bërë bashkë

29 Mars 2019, 21:16 Nga DOSJA
Meta shtrëngoi duart me Ramën/ Manjani: Aliende dhe Pinoçeti

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, zhvilloi ditën e sotme një ceremoni në nder të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Gjatë kësaj ceremonie, Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, kanë shtrënguar duart dhe kanë qëndruar krah njëri-tjetrit.

Kjo ka nxitur ish-ministrin e Drejtësisë nga LSI, Ylli Manjanin, që të lëshojë një batutë. Në një foto të publikuar nga “Syri.net”, Manjani shkruan: “Aliende dhe Pinoçeti qenkan bërë bashkë sot!”, ndërsa e shoqëron me disa figura duke qeshur me lot.

Ky koment vjen pasi Presidenti Meta, ditë më parë, teksa komentonte krizën politike nga Pogradeci, deklaronte se, ishte gati të dorëhiqet nga posti i presidentit, duke përmendur togdjalëshin “juntë ushtarake”, krahasuar veten me Salvador Alenden e Kilit në ditët e errëta të vënies së diktaturës së Pinoçetit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike manjani batutë me ramën dhe metën nato shtrëngimi i duarve meta-rama ylli manjani manjani batutë me ramën dhe metën nato shtrëngimi i duarve meta-rama ylli manjani

Sondazh

Poll