Politike

Agron Duka i gatshëm të kandidojë për Durrësin: Mund të sakrifikohem

29 Mars 2019, 20:58 Nga DOSJA
Agron Duka i gatshëm të kandidojë për Durrësin: Mund

DURRËS- Aleati i Partisë Demokratike, njëherësh kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, nuk e ka fshehur asnjëherë ambicien e tij për postin e kryetarit të Bashkisë Durrës.

I ftuar në studion e emisionit “JAVA” në RTSH, Duka thotë se ndonëse vendimi nuk është plotësisht në dorën e tij, sërish nëse do të gjykohet se kandidimi i tij do të ketë efekte pozitive, ai është i gatshëm të sakrifikohet.

“Me thënë të drejtën unë jam i lindur dhe i rrutur në atë zonë.

Jam nga Shijaku, banoj aty dhe më dhimbset kur e shikoj Durrësin ashtu, pushteti i lidhur me krimin duhet të largohet nga Durrësi.

Nëse do kandidojë apo jo, kjo varet edhe nga elementë të tjerë.

Nëse gjykohet që kjo do ketë efekte pozitive, natyrisht unë mund të sakrifikohem”, deklaroi ndër të tjera Agron Duka.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron duka duka i gatshëm të kandidojë në durrës zgjedhjet lokale agron duka duka i gatshëm të kandidojë në durrës zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll