Politike

Meta nxjerr SMS-të e ‘pazareve’ për emërimet në drejtësi, diplomati: Është Rama ai që filtron kandidatët për në K

25 Maj 2020, 20:37 Nga DOSJA
Meta nxjerr SMS-të e ‘pazareve’ për emërimet në

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar mbrëmjen e sotme një mesazh që sipas tij i është dërguar nga një diplomat, i cili sqaron bisedën e ndërkombëtarëve dhe të gjitha ‘pazaret’ që janë bërë pas kamerave.

I ftuar në studion e “Opinion”, Meta tha se ky është një mesazh që tregon se është vetë Rama ai që zgjedh kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese dhe jo Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

“Ky mesazhi këtu është për të kuptuar se si punojnë disa ndërkombëtar në Tiranë për Reformën në Drejtësi. Ky është një diplomat korrekt dhe ka qenë në atë takim. Ai e ka nisur këtë në emër të ambasadës amerikane dhe ambasadës së BE. Mirmëngjes Beni. I takova kolegët e mi amerikane dhe të BE dhe folëm me Ramën në telefon dhe nuk e mbështesin pozicionin e presidentit për pezullimin dhe këtë nuk ma thanë në darkë. Ata besojnë që Arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord që mos i bjerë të fikët presidentit. Rama megjithatë ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e presidentit për nominim për tjetrën. Dhe Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë. Pra, është Rama që i bllokon dhe jo KED që i infiltron kandidatët. Ky është mesazhi i një diplomati që ishte në takim në darkë. Por, ky është një qëndrim i turpshëm, anti-kushtetues. Nuk janë lojërat e Amerikës, por lojërat e ekspertëve,”- tha Meta.

 Çfarë thuhet në SMS?

Mirmëngjes Beni. I takova kolegët e mi amerikane dhe të BE dhe folëm me Ramën në telefon. Ata nuk e mbështesin pozicionin e Presidentit për pezullimin dhe këtë nuk ma thanë në darkë. Ata besojnë që Arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord. Rama ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e Presidentit për nominim për tjetrën. Dhe Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë. M’u kërkua t’jua kaloja këtë SMS.

Si nisi ngërçi me Kushtetuesen dhe lufta e Metës me KED?

Presidenti Ilir Meta dhe maxhoranca janë përplasur që vitin e shkuar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti zgjodhi Marsida Xhaferllarin (që renditej e katërta nga lista e KED) dhe nuk zgjodhi Arta Vorpsin (që ishte e para). Maxhoranca nuk e njohu aktin e Metës dhe u shpreh se Vorpsi duhet të jetë anëtare e Kushtetueses. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, njohu Voprsin si gjyqtare dhe botoi emrin e saj në Fletoren Zyrtare, ndërsa Presidenti priti Xhaferllarin, e cila u betua para tij. 

Pas këtyre veprimeve nga të dyja palët, çështja është dërguar në Komisionin e Venecias dhe tashmë pritet opinioni për zgjidhjen e situatës. Po ashtu Meta ka vijuar dhe në Shqipëri luftën dhe ka kallëzuar në SPAK, Ardian Dvoranin, Etilda Gjonajn dhe disa zyrtarë të tjerë. 

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike emerimet ne ked gjykata kushtetuese ilir meta emerimet ne ked gjykata kushtetuese ilir meta

Sondazh

Poll