Politike

24 Maj 2020, 19:32 Nga DOSJA

TIRANË– Karantina për më shumë se dy muaj për shkak të koronavirusit solli ndryshime jo vetëm në mënyrën e jetesës por edhe në pamjen e jashtme. Sigurisht që përjashtim nuk mund të bënin as politikanët, të cilët i ‘lejuan vetes’ që të ndryshonin ‘look’ dhe të merreshin më shumë me veten.

Para disa kohësh ishte kryeministri Edi Rama, ai që la mjekër duke marrë vëmendjen e mediave me ndryshimet në pamje për të cilën Dosja.al pati një këndvështrim ndryshe duke gjetur dhe një lidhje me Ismail Qemalin.

Por u desh koronavirusi që edhe të tjerë do të ndiqnin shembullin e tij.

FATMIR MEDIU

Gjithmojë jemi mësuar ta shohim të kuruar por karantina e ndryshoi. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu vendosi që të provonte një pamje të re, duke u ‘justifikuar’ edhe me mbylljen e berberëve. Por ndryshimi nuk zgjati shumë… Mediu u rikthye tek pamja e kuruar dhe pa mjekër, mesa duket ndryshimi nuk i ka pëlqyer!

DASHAMIR SHEHU

Një tjetër opozitar që ndryshoi pamjen e jashtme ishte edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi. Gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë politike, Shehi nuk kishte ndryshuar kurrë asgjë në pamje, përveçse ndryshimeve të moshës, por COVID-19 na tregoi një anë tjetër të politikanit. Ndryshe nga Mediu, Shehit i ka pëlqyer ndryshimi dhe ka vendosur që të vijojë të mbajë mjekrën. Tek e fundit, nuk ngjan keq…

ALKET HYSENI

Ndryshime nuk ka pasur vetëm nga opozita. Deputeti socialist Alket Hyseni ka vendosur gjithashtu që të mbajë mjekër duke iu bashkuar Ramës dhe Braçes. Edhe pse nuk ka  rënë shumë në sy për shkak të mungesës në foltore si pjesë e masave të marra nga koronavirusi, Hyseni nuk u ka shpërtuar fotografëve të Kuvendit.

Megjithatë edhe pse disa kanë bërë ndyshime disa i kanë qëndruar besnikë pamjes së përditshme. Kryedemokrati Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, Gramoz Ruçi etj. nuk kanë pyetur për pandeminë duke  mos e ‘tradhëtuar’ stilin e tyre. Të kuruar deri në detaje, ata provojnë se pavarësisht trendeve të reja, klasikja mbetet klasike.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dashamir shehu edi rama fatmir mediu ismail qemali politikanet me look karantine dashamir shehu edi rama fatmir mediu ismail qemali politikanet me look karantine

Sondazh

Poll