Aktualitet

Prindërit nuk i harrojnë kurrë! Sot janë rritur por janë ende të zhdukur, cilët janë fëmijët shqiptarë që kërkohen

25 Maj 2020, 10:48 Nga DOSJA
Prindërit nuk i harrojnë kurrë! Sot janë rritur por

TIRANË- Me rastin e ditës Botërore të Fëmijvë të Zhdukur, portali “Global Missing Children’s” , ndër të tjera ka publikuar edhe emrat e tre shqiptarëve. Në mesin e tyre janë edhe Bleona Mata, Julian Çela dhe Mateo Bejaj.

Blona Mata u zhduk më 22 maj 2010 nga fshati Zapod i Kukësit në moshën 9-vjeçare. Nga kërkimet e kryera, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë për të. Vajza u zhduk, teksa po kulloste bagëtitë në mal, së bashku me 5 të afërmet e saj. E dyshuara kryesore, si e përfshirë në rrëmbim ishte halla e Bleonës, por Prokuroria nuk mundi të gjente prova. Në portalin për fëmijët e humbur, shkruhet se tipar identifikues i Bleonës është një djegie prej 2cm në krahun e djathtë të mjekrës. Pak muaj më parë, ekspertët krijuan identikitin e saj, e cila tashmë duhet të jetë rreth 19-vjeçe.

Julian Çela, i cili sot duhet të jetë 18 vjeç, u zhduk pa lënë gjurmë më 30 nëntor të 2012-ës në zonën e Laprakës në Tiranë. I dyshuari kryesor për rrëmbimin është Ardian Përrenjasi, mostra i dënuar për pedofili. Ky i fundit tha përpara hetuesve se e ka hedhur trupin e fëmijës në Sharrë, por nuk u gjet asnjë gjurmë.

Mateo Bejaj është zhdukur nga fshati Fitore në Vlorë, më 16 korrik të vitit 2001. Ai humbi kontaktet me familjen, teksa doli të lunate me shokët. I fundit që e ka parë ka qenë një 25-vjeçar dhe që nga ai moment nuk dihet më asgjë për këtë.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bleona mata femijet e zhdukur julian cela mateo bejaj bleona mata femijet e zhdukur julian cela mateo bejaj

Sondazh

Poll