Aktualitet

Tentoi të rrëmbente 4-vjeçaren në Korçë, gjykata vendos shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik për 18-vjeçarin

25 Maj 2020, 08:56 Nga DOSJA
Tentoi të rrëmbente 4-vjeçaren në Korçë,

Korçë- Gjykata e Korçës ka vendosur shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik për 20-vjeçarin, Paolo Velku, i cili tentoi të rrëmbente një 4-vjeçare. Ngjarja u regjistruar dy ditë më parë në lagjen Nr.17 të qytetit juglindor në orën 09:20  Adoleshenti mori me forcë të miturën nga duart e nënës, por për fat të mirë u ndalua nga banorët e lagjes.

I riu që parandaloi rrëmbimin, i identifikuar si Xhoniel Qelemeni, u shpreh se po qëndronte te bordura, kur pa autorin që shkoi me vrap drejt nënës. Më tej ai vijoi duke thënë, se për ndalimin e 20-vjeçarit e ndihmuan dy shokët e tij. Xhonieli shton se në momentin që i rrëmbyen vajzën, nëna filloi të ulëriste, u tremb dhe u tromaks.

Më pas në vendngjarje erdhi policia, e cila i vuri prangat 20-vjeçarit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rrembim ne korce rrembim ne korce

Sondazh

Poll