Aktualitet

Ndalimi i makinave gjatë të dielave, gazetari “gjen zgjidhjen”: Nuk ka për ta respektuar njeri, do humbasë legjitimiteti

25 Maj 2020, 09:31 Nga DOSJA
Ndalimi i makinave gjatë të dielave, gazetari “gjen

TIRANË- Ditën e djeshme në një komunikim online, kryeministri Edi Rama prezantoi nismën më të fundit të qeverisë, e cila konsiston në ndalimin e qarkullimit të makinave gjatë të dielave, nga tetori 2020 deri në mars 2021, me qëllim të mbahet ajri i pastër.

Gazetari Klodian Tomorri, nëpërmjet një postimi në Facebook, e ka quajtur urdhërin e Ramës “idiot” dhe “një shpikje pa rrota”.

Sipas Tomorrit, ky urdhër rrënon totalisht turizmin e brendshëm, gjithashtu ndalon njerëzit që punojnë në Tiranë, që të takojnë familjarët e tyre nëpër rrethe. Tomorri vijon më tej duke thënë se këtë akt nuk ka për ta respektuar njeri dhe do të humbë legjitimitetin.

Postimi i plotë

Shpikja pa rrota Urdher me idiot se ky i ndalimit te makinave per te dielen nuk mund te behet. E para, ky rrenon totalisht turizmin e brendshem. Njerezit nisen te premten ose te shtunen nga metropolet drejt zonave periferike dhe kthehen te dielen. Eshte nje industri qindra milione euro ne vit, e cila puneson me mijera njerez. E dyta, nje pjese e madhe jetojne larg familjeve. Fundjavat jane mundesia e vetme per te shkuar prane tyre. Dikush qe jeton dhe punon ne Tirane mund t’i kete prinderit, gruan/burrin, femijet ne Permet. Si i bie tani? Qeveria s’te le te shohesh prinderit? Apo do ndaje burrat nga grate? E treta, po studentet nga rrethet si do ja bejne? Nuk do shkojne me ne shtepi?
Zgjidhja eshte e thjeshte. Kete nuk ka per ta respektuar asnjeri. Kur qeveria nxjerr akte qe nuk pranohen nga publiku, humbet legjitimitetin. Kaq e thjeshte eshte.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ndalimi i levizjes se makinave ndalimi i levizjes se makinave

Sondazh

Poll