E dhimbshme në Itali/ Shqiptari qëllon me armë dhe thikë bashkëshorten brenda makinës, 40-vjeçarja i mbijeton sulmit
25 Maj 2020, 10:10Nga DOSJA
ITALI– Një 46-vjeçar shiptar ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij barbarisht duke e qëlluar me armë dhe thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës në Itali në zonën e Malnate të Varese-s.
Mediat vendase kanë shkruar se për fatin e mirë 40-vjeçarja edhe ajo me origjinë shqiptare, i ka shpëtuar sulmit të bashkëshortit, e ndërkohë ndodhet në spital.
Ndër të tjera në mediat italiane bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur brenda makinës së çiftit shqiptar, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur. Burri 46-vjeçar e qëlloi gruan 40 vjeçe me një armë, si dhe e goditi disa herë me thikë.
Mësohet se 3 qytetarë janë gjendur pranë vend ngjarjes që po lëviznin në zonë, të cilët e kanë ndihmuar gruan pasi ajo kishte filluar të bërtiste dhe të kërkonte ndihmë. Më pas ata bënë të mundur bllokimin e 46-vjeçarit deri në momentin që në vendngjarje shkuan autoritetet, të cilat bënë të mundur arrestimin e tyre. Shkak për këtë tentativë vrasje dyshohet të jetë bërë xhelozia në çift.
Pasi 40-vjeçarja u transportua menjëherë në spital arriti të mbijetonte e tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka marrë një plumb në nofull, por mjekët kanë thënë se e shtëna nuk i ka prekur asnjë organ tjetër. Gruaja shqiptare ka plagë në krahë dhe këmbë për shkak të goditjeve me thikë.
46-vjeçari shqiptar akuzohet për tentativë vrasje. Bashkëshortja e tij punonte si ndihmës sanitare, ndërsa ai ishte një punëtor me precedentë të tjerë penalë. Çifti shqiptar ka dy fëmijë të vegjël.
VLORË-Ditën e djeshme në Vlorë, u ekzekutua me armë zjarri 25-vjeçari Kreshnik Breshanaj. Familjarët kanë deklaruar në Polici, se i riu nuk kishte s...
TIRANË- Ditën e djeshme në një komunikim online, kryeministri Edi Rama prezantoi nismën më të fundit të qeverisë, e cila konsiston në ndalimin e qarkullimi...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 ,6 persona të tjerë duke e çuar ...
VLORË– Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e Kristian Breshanaj në Vlorë, ditën e djeshme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu është qëlluar me ka...
TIRANË- Një burrë mendonte se duke vendosur një kamera sigurie në lagje, do kishte nën kontroll lëvizjet në shtëpi por edhe në zonë. Por problemet nisin at...
Tiranë– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View R...
COVID-19-Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% sipas FMN dhe B...
DURRËS– Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, ndërsa në kërkim është shpallur djali i tij pasi të dy akuzohen për kultivim të bimëve narkotik...