Aktualitet

Vrasja e 25-vjeçarit në Vlorë, familja në ‘errësirë’: S’na kishte thënë që kishte konflikte. E shkuara e tij në

25 Maj 2020, 08:08 Nga DOSJA
Vrasja e 25-vjeçarit në Vlorë, familja në

VLORË– Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e Kristian Breshanaj në Vlorë, ditën e djeshme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu është qëlluar me kallashnikov me silenciator dhe për këtë arsye nuk janë dëgjuar të shtënat. 

Gjithashtu mësohet se është e vështirë që të identifikohen autorët pasi në zonën ku ka ndodhur vrasja ka qënë errësirë dhe nuk ka pasur kamera sigurise për të zbuluar ndonjë detaj që mund të çonte në kapjen e autorëve. Deri në tani, Policia ka shoqëruar tre persona në Komisariat, të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen. 

Sipas burimeve të grupit hetimor mendohet se autorët janë larguar me një automjet tjetër dhe janë ndihmuar nga persona të tjerë.

Ndërkohë familjarët janë shprehur se nuk janë në dijeni që djali i tyre të kishte ndonjë konflikt dhe se nuk kishte shprehur asnjë shqetësim në mënyrë që të dyshonin. Gjithashtu mësohet se i riu kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika. 25-vjeçari, djalë i një mjeku reanimator në Spitalin e Vlorës kishte jetuar për disa kohë në Belgjikë, duke hedhur një pistë dyshimi mbi jetën e tij atje.

Dyshohet se i riu është përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në shtetin belg dhe vrasja e tij mund të lidhet me ndonjë pazar të prishur. Efektivët e Policisë, kanë marrë edhe celularin e të riut për të mbledhur prova të reja.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm ku u ekzekutua me armë zjarri, pranë banesës së tij, në lagjen “Ujit i Ftohtë” në  Vlorë 25-vjeçari Kristian Breshanaj. Ai u gjet i pajetë në rrugë, ndërkohë dy autorët pas krimit të rëndë dogjën mjetin tip BMW me targa greke, brenda së cilën u gjet edhe arma e krimit. I riu kishte vetëm 3 muaj që kishte ardhur nga Belgjika.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet kristian breshanaj kristian breshanaj vlore ekzekutohet kristian breshanaj kristian breshanaj vlore

Sondazh

Poll