Aktualitet

Babë e bir kultivonin kanabis në fshatin e Shijakut, arrestohet në flagrancë 58-vjeçari, në kërkim djali i tij

25 Maj 2020, 06:59 Nga DOSJA
Babë e bir kultivonin kanabis në fshatin e Shijakut, arrestohet

DURRËS– Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, ndërsa në kërkim është shpallur djali i tij pasi të dy akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë një kontrolli në terren, efektivët e Policisë kanë konstatuar findanë kanabisi në një zonë të pyllëzuar në fshatin Sallmone të Shijakut. Në flagranë u arrestua 58-vjeçari me iniciale B.M., ndërsa në kërkim u shpall djali i tij 29-vjeçar, i identifikuar si P. M.

NJOFTIMI  I POLICISË:

Durrës

Vijon kontrolli masiv në terren, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Tentuan të kultivonin bimë narkotike, vihet në pranga 58-vjeçari dhe shpallet në kërkim djali i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 58 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit P. M., 29 vjeç (babë e bir), banues në Shijak, Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Sallmone, Shijak, në një zonë të pyllëzuar, gjetën fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e marra në rugë operative dyshohet se babë e bir janë autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres policia e shtetit durres policia e shtetit

Sondazh

Poll