Bota

Koronavirusi përgjysmon çmimet e resorteve, si do të zhvillohet turizmi veror në Europë, nga distancat në plazhe te kufizi

25 Maj 2020, 08:46 Nga DOSJA
Koronavirusi përgjysmon çmimet e resorteve, si do të zhvillohet

COVID-19-Pas një lufte të gjatë me COVID-19, vendet europiane po dalin nga izolimi dhe po përgatiten për të nisur sezonin veror. Për shkak të masave shtrënguese, ka shumë pikëpyetje rreth mënyrës se si do të zhvillohet turizmi.

Shumë hotele në Spanjë janë rihapur, por pishinat, palestrat she SPA-të, vijojnë të jenë të mbyllura. Disa restorante dhe lokale kanë filluar shërbimin në ambjentet e jashtme, ndërsa plazhet do të hapen ditën e sotme. Në disa zona si për shembull, Costa del Sol, qytetarët duhet të zbatojnë ende kufizimin prej 4 orësh. Një javë në hotel Rocamarina në Majorca përfshi udhëtimin , kushton 455 paund nga 616paund që ishte më parë.

Në Portugali, restorantet, kafe, muzetë dhe shumë dyqane do të hapen ditën e sotme, ndërsa plazhet më 6 qershor. Autoritetitet kanë njoftuar rregullat e reja, ku çadrat duhet të jenë 1.5 m larg njëra-tjetrës. Hotelet ndërkohë pritet të rifillojnë aktivitetin më 1 qershor, nën masa të rrepta sigurie dhe higjiene. Një javë në Portugali përfshi udhëtimin, në hotel Falesia në Acoteias, është ulur nga 705 paund që ishte më parë në 572 paund.

Në Itali, lokalet, restorantet, dyqanet dhe kishat pritet të rihapen këtë javë, ndërsa vija bregdetare është hapur më herët. Çadrat e pushuesve do të qëndrojnë 1.5, larg njëra-tjetrës, ndërsa hotelet pritet të hapen në fillim të qershorit. Një javë në hotelin Limone në liqenin “Garda”, të gjitha të përfshira, kushton 511 paund nga 722 paund që ishte më parë.

Greqia do të presë turistë duke filluar nga 15 qershori, me hotelet që do të hapen në mënyrë graduale. Autoritetet greke kanë dhënë urdhër që në 1000 metra katrorë në plazh, nuk duhet të ketë më shumë se 40 persona, ndërsa çadrat do të vendosen 4m larg njëra-tjetrës. Në Greqi 5 netë në Eagles Palace në Halkidiki përfshi udhëtimin, nga 686 paund që ishte më parë, do të kushtojë 399paund.

Në Francë restorantet dhe lokalet do të rihapen që nga 2 qershori. Vizitorët duhet të paraqiten me një leje qëndrimi, përndryshe do të duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë. Në plazhet nuk do te lejohet qëndrimi për më shumë se 3 orë, ndërsa maskat do të jetnë të detyrueshme në vendet publike dhe në mjetet e transportit publik. Në Francë 7 netë vetëm me fjetjen plus udhëtimin në hotel Vacances Bleues Le Royal në Nice, do të kushtojnë 501 paund nga 738 që ishte para pandemisë.

Në Turqi hotelet dhe restorantet do të bëjnë dy herë në ditë matje të temperaturës për stafin. Së bashku me plazhet, hotelet do të happen në fund të muajit. Vizitorët përmes detit, do të duhet të qëdrojnë për 14 ditë në karantinë. Në Turqi 7 netë me vetëshërbim të përfshirë në Agar Apartments në Bodrum, së bashku me udhëtimin, do të kushtojnë 240 paund nga 372 që ishte më parë.

Në Amerikë ndërkohë, shteti i cili mban rekord për numrin e të prekurve nga COVID-19, turiazmi do të rifillojë që prej 1 qershorit, me hotelet që do të punojnë me gjysmën e kapacitetit. Shtatë netë vetëm me fjetje në hotel Rosen Inn në Orlando përfshi dhe udhëtimi, do të kushtojnë 795 paund nga 1052 që ishte më parë.

Në Britani të madhe, zonat e pushimit do të rihapen më 4 qershor. Në zonat bregdetare dhe parqet lëvizja do të kryhet me kufizime.

Marrë nga Daily mail

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne europe koronavirusi ne europe

Sondazh

Poll

Bota 25 Maj 2020, 07:19

KINË– Teoritë për origjinën e Covid-19 janë të shumta, por ende nuk ka një vendim përfunditmar për të kuptuar se nga ku shpërtheu virusi vdekjeprurës. Ndër...

Bota 25 Maj 2020, 06:49

SHBA- Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik i bëri sh...