Bota

Shtetet europiane lehtësojnë masat kufizuese të Covid-19, nuk lejohen gurpet me mbi 10 persona

25 Maj 2020, 08:18 Nga DOSJA
Shtetet europiane lehtësojnë masat kufizuese të Covid-19, nuk

EUROPË– Europa një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi, javët e fundit ka nisur me masat lehtësuese pas 3 muajsh izolim. 25 maji është edhe data e shumëpritur për shumë shtete, pasi sot hyjnë në fazën e lehtësimit të masave duke rihapur një sërë biznesesh si edhe duke i lejuar qytetarët për më shumë aktivitete jashtë shtëpisë.

Ky vendim është marrë pasi bilanci ditor i të infektuarëve dhe viktimave është ulur ndjeshëm ditët e fundit.

Kujtojmë që në Gjermani dhe Çeki janë hapur restoranet, pasi më herët ishte lejuar vetëm shërbimi jashtë ambienteve të mbyllura.

Gjithashtu edhe Spanja do të heq masat e izolimit në Madrid dhe Barcelonë, ku në bazë të rregullave të reja, njerëzit do të jenë në gjendje të takohen në grupe deri në 10 persona.

Por mes shumë ambienteve do të hapen edhe parqet, si edhe disa muze që do të lejojnë një numër të kufizuar vizitorësh në mënyrë që të jetë më e lehtë respektimi i distancës sociale.

Pavarësisht lehtësimit të masave njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë maska mbrojtëse në publik dhe në ambiente të mbyllura ku distancimi fizik është i pamundur.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne europe koronavirusi ne europe

Sondazh

Poll

Bota 25 Maj 2020, 07:19

KINË– Teoritë për origjinën e Covid-19 janë të shumta, por ende nuk ka një vendim përfunditmar për të kuptuar se nga ku shpërtheu virusi vdekjeprurës. Ndër...

Bota 25 Maj 2020, 06:49

SHBA- Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik i bëri sh...