Bota

25 Maj 2020, 07:19 Nga DOSJA

KINË– Teoritë për origjinën e Covid-19 janë të shumta, por ende nuk ka një vendim përfunditmar për të kuptuar se nga ku shpërtheu virusi vdekjeprurës. Ndërkohë në një deklaratë të fundit laboratori i Wuhanit ka pranuar se kishte zbuluar 3 lloje koronavirusi të krijuara  si shkak i  lakuriqëve të natës.

“Instituti i Virologjisë Wuhan ka që nga 2004 “izoluar dhe marrë disa koronaviruse nga lakuriqët.”- është shprehur drejtorja Wang Yanyi në një intervistë.

Laboratori kinez, që sot shihet si një  prej burimeve  të mundshëme të COVID-19 ka pranuar të ketë tre lloje të gjalla të koronavirus-it në vend, por këmbënguli se nuk është burimi i pandemisë globale.

“Tani kemi tre lloje të viruseve të gjalla … Por ngjashmëria e tyre më e lartë me SARS-CoV-2 arrin vetëm 79.8 përqind.”- u shpreh Yanyi, duke iu referuar llojit të koronavirusit që shkakton COVID-19.

“Është një ndryshim i dukshëm.”- tha ajo, sipas AFP.

Yanyi e cilëson komplotin që filloi pandemia në laboratorin e saj i shtyrë nga Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo si një “trillim i pastër”.

“Në fakt, si të gjithë të tjerët, ne nuk e dinim që virusi ekzistonte.”- u shpreh ajo për virusin e ri që deri më tani ka infektuar  mbi  5.5 milion njerëz dhe ka vrarë më shumë se 346 mijë të tjerë në mbarë  globin.

Burimi: protothema.gr

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 25 Maj 2020, 06:49

SHBA- Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik i bëri sh...