Pandemia Covid-19/ Franca u kërkon qytetarëve t’i kalojnë pushimet e verës brenda vendit
FRANCË– Koronavirusi ka bërë që shumë shtete të ndërmarrin masa drastike për koronavirusin. Përveçse 3 muaj izolim të gjithë shtetet e prekura nga virusi do t’iu duhen të përballen sërish me masa të forta sigurie në mënyrë që frenojnë sa më shumë përhapjen e virusit.
Ndërkohë Qeveria franceze e prekur ndjeshëm nga koronavirusi ka njoftuar për qytetarët e saj duke ju thënë që nuk dëshiron që ata të pushojnë jashtë vendit këtë verë. Në pamundësi të pushimeve nëpër botë zyrtarët francez iu kanë sugjeruar qytetarëve që pushojnë në Francë këtë vit. Lajmi është bërë me dije nga ministrja franceze e Mjedisit, Elisabeth Borne.
Ndërkohë në fillim të muajit maj, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se ka të ngjarë që francezët nuk do të munden të udhëtojnë këtë verë, gjithashtu Macron shtoi se edhe udhëtimet brenda Evropës, mund të kufizohen, për të zvogëluar rrezikun e një vale të dytë të epidemisë së koronavirusit.
Ndër të tjera Ministrja Borne tha se javën e ardhshme qeveria do të vendosë për lehtësimin e rregullave për udhëtimet brenda Francës. Deri më tani nga plani i lehtësimit të masave qytetarët francezë nuk mund të udhëtojnë më shumë se 100 kilometra larg shtëpisë.
Gjithashtu ajo shtoi se parqet e Parisit do të qëndrojnë të mbyllura, pasi kryeqyteti është akoma një “zonë e kuqe” si shkak i koronavirusit.
Burimi: Nypost
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Heroinë nga Shqipëria dhe Kosova, çmontohet grupi i trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, 5 shqiptarë në pranga
ITALI- Policia italiane ka çmontuar një bandë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, të përbërë nga italianë, shqiptarë dhe tunizianë. Gjatë opera...
Koronavirusi ndryshon rregullat e Fiter Bajramit, xhamia e madhe në Mekë e boshatisur, si festuan myslimanët në botë
ARABI SAUDITE-Ditën e djeshme, myslimanë nga e gjithë bota, kremtuan festën e Fiter Bajramit, nën kufizimet për shkak të koronavirusit. Për shkak të koronavirus...
Sinjali i internetit 5G – çfarë planesh ka Europa Juglindore?
Megjithë faktin, që virusi Corona përhapet pavarësisht nga antenat e transmetimit 5G, në Europë kudo janë dëmtuar antena të tilla. Në Britaninë e Madhe u dëmtua...
5.4 mln të infektuar/ Koronavirusi nuk di të ndalë! Brazili me ‘boom’ të prekurish, Australia i rikthehet jetës normale
Temperaturat e larta kanë nisur që të ndihmojnë në uljen e rasteve por nuk e kanë ndaluar koronavirusin. Numri i personave të prekur në të gjithë botën ka shkua...
Etrita Abdullahu nga Ferizaj diplomohet në Shkollën e Baletit Joffrey në Nju Jork
NEW YORK– Në afatin e majit bashkë me Etriten ishin gjithsej pesë studente nga vende të ndryshme që diplomuan, për çka edhe kjo shkollë e baletit, ...
Nuk ndalet lufta mes trafikantëve, gjenden 12 persona të tortuar për vdekje e të zhveshur në Meksikë, ende të paidentifik
MEKSIKË– Lufta mes kartelave të drogës ka lënë pas 12 viktima. Mediat vendase shkruajnë se sipas një deklarate të Prokurorit të Përgjithshëm është bë...
Zuckerberg nuk pyet për krizë ekonomike, bëhet njeriu i tretë më i pasur në botë, lë pas bosin e Louis Vuitton
SHBA-Mark Zuckerberg nuk pyet për koronavirusin. Në një kohë kur e gjithë bota është zhytur në krizë ekonomike për shkak të COVID-19, shefi i Facebook, e ka sht...
Lajme të mirë nga Italia, ulet sërish numri i viktimave nga COVID-19, regjistrohen 531 raste të reja
ITALI-Gjatë 24 orëve të fundit 531 persona të tjerë janë prekur nga COVID-19 në Itali, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 229.858. Po ashtu gjatë 24 or...