Bota

5.4 mln të infektuar/ Koronavirusi nuk di të ndalë! Brazili me ‘boom’ të prekurish, Australia i rikthehet jetës normale

25 Maj 2020, 05:25 Nga DOSJA
5.4 mln të infektuar/ Koronavirusi nuk di të ndalë! Brazili me

Temperaturat e larta kanë nisur që të ndihmojnë në uljen e rasteve por nuk e kanë ndaluar koronavirusin. Numri i personave të prekur në të gjithë botën ka shkuar në 5.4 milionë, ndërsa 345 mijë persona kanë humbur jetën. Ditët e fundit një “boom” rastesh ka shënuar Brazili dhe India.

Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve, SHBA-ja ndalon hyrjen e kujtdo që vjen nga Brazili për të shmangur një tjetër valë pandemie. Megjithatë edhe pse vendi renditet i dyti në botë me 363 mijë të infektuar, qeveria nuk ka marrë masa. Presidenti Jair Bolsonaro u shfaq në tubim dhe përshëndeti turmën pa përdorur asnjë maskë mbrojtëse. Një tjetër detaj shqetësues është se koronavirusi po shkatërron fise indugjene të tërë që jetojnë në Brazil. Për shkak të mungesës së mjekimit ata po ndërrojnë jetë në masë. Vdekshmëria e tyre është 12.6%, ndërkohë që e të gjithë vendit është vetëm 6.4%.

Ndërkohë në Britaninë e Madhe problemet e koronavirusit janë lënë mënjanë për t’u marrë me politike. Kryeministri Boris Johnson po përballet me kritika dhe po i kërkohet që të shkarkojë nga detyra këshilltarin e tij politik, Dominic Cummings pasi ky i fundit kishte shkelur rregullat e vendosura nga qeveria për COVID-19.

Australia duket se po i rikthehet jetës normale, duke rihapur shkollat. Disa prej masave parandaluese, si ndalimi i eksursioneve, do të vijojnë që të aplikohen për të shmangur infektime.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll