Bota

Nuk ndalet lufta mes trafikantëve, gjenden 12 persona të tortuar për vdekje e të zhveshur në Meksikë, ende të paidentifik

24 Maj 2020, 20:56 Nga DOSJA
Nuk ndalet lufta mes trafikantëve, gjenden 12 persona të tortuar

MEKSIKË– Lufta mes kartelave të drogës ka lënë pas 12 viktima. Mediat vendase shkruajnë se sipas një deklarate të Prokurorit të Përgjithshëm është bërë me dije se janë gjetur 12 trupa njerëzit, të mbështjellë me qese dhe të hedhur mbi një kamionçinë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, mes shteteve të Michoacán, Guerreros dhe Meksikës. 12 trupat ishin hedhur mbi pjesën e pasme të një kamionçine të llojit “Nissan”, e cila rezulton e vjedhur që në datë 13 shtatot të vitit 2019.

Viktimat, sipas mediave lokale, rezulton të jenë torturuar dhe më pas të jenë hedhur mbi mjetin ku janë gjetur. Disa prej tyre janë gjetur të zhveshura. Sipas hetimeve të deri më tanishme, raportohet se të 12 personat në fjalë, që ende nuk janë identifikuar të jenë vrarë si pasojë e një hakmarrjeje, pas një lufte mes dy karteleve të drogës që operojnë në zonën e Michoacán dhe Jaliscos.

Meksika ka raportuar 300 të vrarë në muajin mars dhe 2950 në muajin prill, dy muajt më të dhunshëm gjatë Presidencës së Andrés Manuel López Obrador, i cili u vu në krye të shtetit në muajin dhjetor të vitit 2018.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 12 te vdekur ne meksike meksike 12 te vdekur ne meksike meksike

Sondazh

Poll