VIDEO/ Efektivët shkojnë të ngrenë Kastriot Çipin nga lokali, regjisori përballet me ta teksa pi birra: Nuk çohem, më tr
24 Maj 2020, 18:04Nga DOSJA
TIRANË– Regjisori Kastriot Çipi ka filmuar efektivët e policisë që ditën e sotme i kanë shkuar ta ngrenë nga tavolina ku po pinte birra me një mikun e tij.
Me telefon në dorë, Çipi u kërkon efektivëve që para kamerave t’i tregojnë vendimin e qevrisë, kopjen e urdhrit apo të ligjit që i ndalon atij të pijë kafe, dhe vetëm atëherë, premton që do të ngrihet nga tavolina.
Ndër të tjera, regjisori vë re se efektivët nuk kishin as numra identifikimi.
“Ja pra që ka zgjidhje! Dhe zgjidhja është shumë e thjeshtë. Mjafton t’i kërkoni policëve t’ju tregojnë kopjen e urdhrit, vendimit të qeverisë apo ligjit, që ju ndalon të pini kafe në lokal dhe ata zbythen,”– shkruan ai krah videos ku dëgjohet që debaton me efektivët.
Pjesë nga debati:
Çipi: Pse erdhe? Që na the të çohemi nga tavolina?
Efektivi: Hiqe atë telefon….
Çipi: Jo nuk e heq telefon. Zotëri ti pa emër dhe pa numër identifikimi nuk më ngre dot nga lokali
Efektivi: Akti normativ…
Çipi: Ku bazoheni? Ju vini si përfaqësuesi i ligjit, por ne nuk veprojmë me urdhëra Facebook-u. Ma tregoni urdhërin pra.
Efektivi: Po s’ta sjell dot aty në tavolinë unë ty. Hajde tani mos bëj show.
Çipi: Po s’është puna për show, unë bëj dhe rri si të më dojë qejfi se jam qytetar i lirë.
E shtuna dhe e diela janë të kufizuara për daljet në gjashtë zonat e kuqe në Shqipëri. Të shtunën lejohet që të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë, ndërsa e diela është në izolim total. Siç duket, pavarësisht këtyre rregullave, regjisori Kastriot Çipi e ka gjetur një lokal për të konsumuar birra.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– “Mai Tai”, resorti dhe hoteli që administrohet nga familaj e ish-prokurorurit të Tiranës, Petrit Fusha, ka qëndruar i hapur këtë fundjave, pa...
TIRANË- Pezullimi nga detyra i ish-gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci ka ngritur dyshime për pastërtinë e njerëzve të drejtësis...
HIMARË– Efektivët e Policisë së Himarës kanë qenë gjithë kohës në patrullim ditën e sotme, në zonën e plazhit të Dhërmiut, ku kanë marrë përsipër të ...
TIRANË- Akademiku Artan Fuga, ka komentuar shembjen e Teatrit Kombëtar, duke thënë se shoqëria dhe politika e keqpërdorën dhe më pas e shkatërruar. Në një ...
TIRANË– Orët e para të mëngjesit të 17-Majit përveçse rrëzuan muret e Teatrit Kombëtar, pikëlluan edhe shumë nga personazhet publikë shqiptarë. Mode...
BERAT-Komuniteti Mysliman në Berat në bashkëpunim me këshillin e qarkut Berat, kanë shpërndarë me rastin e Fiter Bajramit, ndihma për familjarët në nevojë. Pas ...