Aktualitet

Zhduket 12-vjeçarja në Durrës, familjarët vënë alarmin: Iku natën nga dritarja, s’i kemi borxh njeriu në këtë dynja

24 Maj 2020, 16:33 Nga DOSJA
Zhduket 12-vjeçarja në Durrës, familjarët vënë

DURRËS– Një 12-vjeçare me inicialet I.V., nga qyteti i Durrësit është zhdukur pa gjurmë.

Ngjarja e rëndë ka ndpdhur më datë 17 maj, në të gdhirë të së dielës së kaluar, kur e mitura po flinte tek shtëpia e gjyshes së saj.

Në një prononcim për Dosja.al, familjarët e të voglës, shprehet shumë të shqetësuar dhe kanë ngritur alarmin për zhdukjen e të bijës së tyre.

Ata tregojnë se janë banues në lagjen nr.4 në Durrës dhe se nuk kanë lënë vend pa e kërkuar vajzën prej një jave, por që s’e kanë gjetur asgjëkundi.

“Kemi bërë denoncimin në polici. Autoritetet janë në dijeni, por ende s’është gjetur gjë. U zgjuam në mëngjes dhe s’e gjetëm më. Ajo kishte shkuara të flinte tek shtëpia e gjyshes, nusja ime doli në det, por s’e gjetëm. S’kam lënë vend pa e kërkuar. S’e kemi idenë se kush na e ka bërë këtë gjë se nuk i kemi borxh njeriu në këtë dynja,”- shprehen ata.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres zhduket 12-vjecarja ne durres durres zhduket 12-vjecarja ne durres

Sondazh

Poll