Aktualitet

ME VIDEO/ Policia përzë pushuesit nga plazhi i Dhërmiut, dhjetëra qytetarë largohen me çarçafë e peshqirë në krahë, n

24 Maj 2020, 16:01 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Policia përzë pushuesit nga plazhi i Dhërmiut,

HIMARË– Efektivët e Policisë së Himarës kanë qenë gjithë kohës në patrullim ditën e sotme, në zonën e plazhit të Dhërmiut, ku kanë marrë përsipër të përzënë çdo pushues dhe çdo qytetar që ka zgjedhur të marrë rreze dielli në këtë zonë.

Në videot e siguruara nga Dosja.al, shihet se si efektivët shkojnë tek çdo pushues që është shtrirë në rërë dhe e ngrenë nga aty për ta përzënë.

Për pasojë, qytetarët që ishin mjaft të përgatitur për të marrë rrezet e diellit dhe për të kaluar disa orë plazh, kanë marrë çarçafët dhe janë larguar nga bregu i detit.

E diela e sotme, personifikon izolim total, por kjo gjë përjashton zonat e gjelbra siç është edhe Dhërmiu. Mbetet e pakuptueshme se përse policia ka marrë përsipër të largojë nga bregu i detit qytetarët e kësaj zone, të cilët tashmë lëvizin pa asnjë lloj kufizimi.

Për momentin vetëm 6 bashki konsiderohen zona të kuqe dhe kanë ende kufizime, ndërsa pjesa tjetër e Shqipërisë është liruar tashmë nga masat e marra nga Covid-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhermi policia perze pushuesit nga plazhi dhermi policia perze pushuesit nga plazhi

Sondazh

Poll