Aktualitet

Gazetari denoncon 12 anëtarët e KPK, Flamur Vezaj: Nuk kanë pastruar veten, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë shpërdorua

24 Maj 2020, 16:09 Nga DOSJA
Gazetari denoncon 12 anëtarët e KPK, Flamur Vezaj: Nuk kanë

TIRANË- Pezullimi nga detyra i ish-gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci ka ngritur dyshime për pastërtinë e njerëzve të drejtësisë, të cilët bëjnë filtrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.  Gazetari Flamur Vezaj, një përmjet në postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me 12 anëtarët e përzgjedhur nga komisioni Ad Hoc, i cili kryesohet nga Pandeli Majko. Vezaj shkruan, se emrat e përzgjedhur nga ky komision, nuk kanë pastruar veten për fat të keq dhe është e pakuptueshme sesi do të bëhet vetting-u.

Postimi i plotë

Këta janë VETTING-sat, që pritet të pastrojnë sistemin! Fatkeqësisht disa prej tyre nuk e kanë pastruar vetën! Nuk e kuptoj si do bëjn VETTING-un, një kryetar partie, një i akuzuar për shpërdorim detyre, për falsifikim dokumentash, professor/esha që zihen me studentët me grushta, kryetar orgniazatash, biznesmen apo kusherir/a te titullarave te institucioneve! Vetëm ndonjë tek-tuk, i shoh të pastër, të tjerët mjerë drejtësia ku do të përfundoi! #të_korruptuar_që_duan_të_pastrojnë_korrupsionin# #Shqiperi_moj_e_mjera_Shqiperi# #@LISTAT: Firdes Shuli, Noter i akuzuar për falssifikim dokumentesh Olsi KOmiçi, i akuzuar për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh Genta Tafa (Bungo), pedagoge me probleme me studentët në Universitete Valbona Sanxhaktari, juriste në kryeministri Roland Ilila, avokat dhe pedagog në Universitetin e Shkodrës Brunilda Bektashi (Vasha), jurist në ish-CEZ-in e çekëve Suela Zhegu, specialist e burimeve njerëzore në KLD Pamela Qirko, jurist dhe biznesmeneXhensila Pine, pedagode dhe administrator në kompani sigurimesh Etledia Çiftja, jurist Lulzim Hamitaj, Avokat në Itali Alma Vokopola, ish-Koordinatore të Grupit për Edukimin Juridik ###ZËVENDËSUES: Pal Shkambi, kryetar i Partisë Popullore Kristiandemokratike Shqiptare mVojo Malo, avokat dhe Kryetar i Komisionit të Etikës në KOKSH ###KOMISIONET: Herald Saraçi, për Komisionin e Parë Publik, shkrimtar mFlorian Ballhysa, për Komisionin e dyt publik, OJQ.Aldona Syla, zv/komisioner – Bashkëshortja e kryetarit të Gjykatës së Vlorës.

Ditën e sotme ndërkohë, Gjykata e Posaçme la në fuqi pezullimin nga detyra për ish-gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Ky i fundit mashtroi institucionet shqiptare, duke mos deklaruar përjashtimin nga sistemi i drejtësisë për paaftësi në vitin 1997.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqtaret e vettingut gjyqtaret e vettingut

Sondazh

Poll