Sport

“Lewandowski ka këtë karrierë për shkak të gruas së tij”

24 Maj 2020, 20:15 Nga DOSJA
“Lewandowski ka këtë karrierë për shkak të gruas

Prej disa sezonesh, sulmuesi Robert Lewandowski po vendos statistika të frikshme dhe është lider absolut në sulmin e Bayern, por dhe të Polonisë.

Shoku i tij i kombëtares, Thiago Cionek, ka folur sot për Lewandowskin, ku ka treguar sekretin e suksesit të tij. Sipas mbrojtësit të SPAL në Serie A, meritë absolute ka Anna Lewandowski, partnerja e Robert, pasi është dietologe dhe e ka ndihmuar të ushqehet mirë prej shumë vitesh.

“Ai është një futbollist që do të përmirësohet gjatë gjithë kohës. Lewa është me fat, pasi gruaja e tij është një dietologe shumë e zonja në Poloni. Edhe kur ishim në grumbullim me kombëtaren, Robert ushqehej në vete, duke u konsultuar me gruan e tij.

Gjatë ditës së ndeshjes, ai konsumon shumë proteina. Ka një dietë shumë specifike. Ai merrte gjithmonë një pjatë pilaf pas darkës me ekipin dhe e konsumonte në dhomën e tij, pak çaste para se të flinte gjumë. Ndërsa pas ndeshjes, ushqehej vetëm me perime dhe avokado”, u shpreh Cionek.

M.P. / Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport deklarata gruaja lewa deklarata gruaja lewa

Sondazh

Poll