Sport

FOTO/Fotografia që po shkakton polemika në Spanjë, lojtarët e skuadrës së njohur rrezikojnë të ndëshkohen

24 Maj 2020, 17:29 Nga DOSJA

SPANJË-Futbollistët e Sevillas mbyllën këtë të shtunë përgatitjet, me skuadrën andaluziane që ka tre javë që po përgatitet në periudhën post-koronavirus. Lojtarët janë stërvitur në grup me nga 10 lojtarë megjithatë ky protokoll do të vazhdojë edhe javën tjetër. Trajneri i skuadrës mendoi të dielën si ditë pushimi, por që disa lojtarë të klubit spanjoll kanë shkelur urdhërin nga autoritetet shëndetësore që është distancimi social.

Konkretisht, bashkëshortja e Éver Banega ka shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale në të cilën mund të shihen disa lojtarë, si dhe partneret e tyre duke shijuar një drekë të këndshme. Konkretisht, ata janë Banega, Ocampos, Franco Vázquez dhe Luuk de Jong, të cilët paraqiten me gratë e tyre dhe disa miq të tjerë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ever banega lojtaret e sevillas lucas ocampos ever banega lojtaret e sevillas lucas ocampos

Sondazh

Poll