Aktualitet

Shqetësohen banorët e Laçit, bashkia nuk ka vendosur asnjë simbol për Fiter Bajramin

24 Maj 2020, 14:28 Nga DOSJA
Shqetësohen banorët e Laçit, bashkia nuk ka vendosur asnjë

Në qytetin e Laçit nuk ndjehet aspak atmosfera festive e Fiter Bajramit. “Dosja.al” raporton se në Laç nuk është vendosur asnjë simbol për festën, duke shqetësuar disa banorë të qytetit.

Edhe pse në ditën e sotme, myslimanët kremtojnë festë e Fiter Bajramit, qendra e Laçit dhe pjesa përreth është e padekoruar. Bashkia e Kurbinit nuk ka marrë asnjë iniciativë për të sjellë atmosferën festive në Laç.

Fiter Bajrami është një festë shumë e rëndësishme për besimtarët mysliman, pasi zhvillohet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë. Zoti ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për myslimanët ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fiter bajrami fiter bajrami

Sondazh

Poll