Aktualitet

3 rastet e reja me COVID-19 në Durrës punonjës të fasonerisë, shkon në 53 numri i të prekurve

24 Maj 2020, 12:04 Nga DOSJA
3 rastet e reja me COVID-19 në Durrës punonjës të

Durrës- Ministria e Shëndetësisë deklaroi ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 9 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 3 rastet pozitive në Durrës janë punonjës  fasonerie. Kështu numri i të infektuarve në Durrës ka shkuar në 53.

 

Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 146 persona të dyshuar, por vetëm 9 prej tyre rezultuan pozitivë. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 998. Harta është zgjeruar me  5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Ndërkohë janë shëruar edhe 6 qytetarë të tjerë dhe aktualisht betejën me COVID-19  e kanë fituar 789 persona. Dje humbi jetën edhe një 64-vjeçare nga Tirana dhe numri total i viktimave ka shkuar në 32.

J.V/Dosha.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shiqperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shiqperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Maj 2020, 05:10

KAVAJË- Plagosje me armë zjarri në Kavajë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë, gjatë një sherri është plagosur me armë zjarri në këmbë 29-vje&c...