Aktualitet

U bë pjesë e KPA duke mashtruar institucionet, Gjykata e Posaçme lë në fuqi pezullimin për Luan Dacin, avokatët: Do apelo

24 Maj 2020, 11:44 Nga DOSJA
U bë pjesë e KPA duke mashtruar institucionet, Gjykata e

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të ish-gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelit, Luan Daci. Avokatët e tij u shprehën se gjykata gaboi dhe se do të apelojnë vendmin.

Avokati Jordan Daci tha se gjyqtarët ja kanë futur kot, ndërsa shtoi se ata që kanë inicuar këtë hetim duhet të lexojnë procedurën. Avokati tjetër, Andi Duraj, theksoi, se për shkak se kishte kaluar një kohë e gjatë, Daci nuk kishte detyrim ligjor për të deklaruar masën e shkarkimit nga detyra në vitin 1997.

“Ai nuk ka asnjë lloj vepër penale. Kemi kërkuar procesverbalin, që fatkeqësisht nuk ekziston. Vendimin do ta anikojmë. Jemi besimplotë se keqkuptimet do të sheshohen”, u shprehën avokatët.

Prokuroria nga ana tjetër këmbëngul, se Daci nuk ka informuar institucionet se në vitin 1997 është shkarkuar, por ka paraqitur rrethana të rreme, duke argumentuar se është dorëhequr, në momentin kur është pyetur nga komisioni ad hoc.

Më 20 maj, SPAK, (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion), pas disa muajsh hetime ka pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Daci ishte pjesë e trupës kolegjiale të Komisionit të Posaçëm të Apelimit që ka për detyrë marrjen e vendimeve përfundimtare për rrëzimin ose jo të vendimeve për gjyqtarët që skanohen në Vetting.

Daci u denoncua publikisht nga “viktima” e tij. Ishte ish-prokurorja Antoneta Sevdari që akuzoi Dacin se kishte mashtruar institucionet shqiptare. Siç provoi edhe SPAK, Luan Daci nuk u largua vetë nga sistemi, por sipas dokumenteve zyrtare ai u shkarkua në vitin 1997 për paaftësi në punën e tij.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luan daci pezullohet luan daci luan daci pezullohet luan daci

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Maj 2020, 05:10

KAVAJË- Plagosje me armë zjarri në Kavajë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë, gjatë një sherri është plagosur me armë zjarri në këmbë 29-vje&c...

Aktualitet 24 Maj 2020, 09:21

TIRANË- Policia ka bllokuar sërish ditën e sotme parkun e Liqenit Artificial. Pavarësisht se pensionistët apo nënat me fëmijë kanë leje për të lëvizur ditë...