Aktualitet

Shuhen 10 miliardë lekë, OSHEE thirrje debitorëve: Bëhuni pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e kamatëvone

24 Maj 2020, 11:52 Nga DOSJA
Shuhen 10 miliardë lekë, OSHEE thirrje debitorëve: Bëhuni

Tiranë- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike u ka bërë thirrje të gjithë debitorëve të energjisë të bëhen pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e kamatëvonesave, gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale OSHEE bën me dije se janë  rreth 131 mijë debitorë, të cilët nuk janë bërë ende pjesë e aktmarrëveshjes. Sipas saj bëhet fjalë për 10 miliardë lekë që shuhen nga falja e kamatvonesave.

Njoftimi i OSHEE:

Nga analiza e treguesve, sipas Furnizuesit të Shërbimit Universal, vlerësohet se janë rreth 131 mijë debitorë që nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje.

Sqarojmë përsëri se, kjo kategori ka afat deri në muajin qershor që të përfitojnë nga falja e kamatvonesës dhe të lidhin aktmarrëveshje të re me OSHEE. Bëhet fjalë për 10 miliardë lekë që shuhen nga falja e kamatvonesave. Faleminderit. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet falja e kamatëvonesave oshee falja e kamatëvonesave oshee

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Maj 2020, 05:10

KAVAJË- Plagosje me armë zjarri në Kavajë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë, gjatë një sherri është plagosur me armë zjarri në këmbë 29-vje&c...

Aktualitet 24 Maj 2020, 09:21

TIRANË- Policia ka bllokuar sërish ditën e sotme parkun e Liqenit Artificial. Pavarësisht se pensionistët apo nënat me fëmijë kanë leje për të lëvizur ditë...