Sport

Një super revolucion po përgatitet te Barcelona, shpëtojnë vetëm 5 lojtarë

23 Maj 2020, 19:50 Nga DOSJA
Një super revolucion po përgatitet te Barcelona, shpëtojnë

Një ndryshim total pritet të ndodhë në merkaton e verës te Barxelona. Super skuadra e katalanasve rrezikon të copëtohet në mënyrë drastike.

Gazeta Marca shkruan se drejtuesit e klubit do ta bëjnë një gjë të tillë për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga Coronavirus. Domosdoshmëria për të mbushur arkat shtyn blaugranat që të shesin shumë lojtarë të çmuar. Gjithmonë sipas burimeve spanjolle, pothuajse gjithë skuadra është nxjerrë në merkato.

Vetëm pesë lojtarë duket se kanë vendin të sigurt: Lionel Messi, Antoine Griezmann, Gerard Pique, Frenkie de Jong, Marc-Andre ter Stegen dhe Ansu Fati. Këto pesë yje do të jenë baza për të ndërtuar Barcelonën e së ardhmes.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arka barcelona merkato arka barcelona merkato

Sondazh

Poll