Sport

Bayern tregon dhëmbët me 5 gola, Davies dhe Lewandowski në super formë

23 Maj 2020, 18:36 Nga DOSJA
Bayern tregon dhëmbët me 5 gola, Davies dhe Lewandowski në super

Sikur të mos mjaftonte mungesa e tifozëve për t’i bërë ndeshjet të duken si seanca stërvitore, Bayern mendon edhe një detaj tjetër: goleadat. Bundesliga, pavarësisht pandemisë, mbetet e njëjta. Bayern gjithmonë dominon.

Bavarezët sot fituan 5-2 ndaj Eintracht Frankfurt në “Allianz Arena”, duke triumfuar me lojë spektakolare dhe me një ekip që po rritet javë pas jave. Goretzka dhe Muller vendosën rezultatin e pjesës së parë në 2-0, ndërsa në të dytën u shënuan edhe pesë gola. Në fillim ishte Lewandowski, pastaj Hinteregger me 2 gola, Alphonso Davies dhe Hinteregger (autogol).

Me këtë fitore argëtuese, Bayern iu përgjigj Dortmundit dhe vazhdon të ruajë distancën prej 4 pikësh në krye të tabelës së klasifikimit në Gjermani.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern bundesliga frankfurt bayern bundesliga frankfurt

Sondazh

Poll