Aktualitet

Plagosja në Kavajë, flet nëna e të riut: Kishte dalë për t’u qethur, nuk ishte objektivi i sulmit

24 Maj 2020, 09:41 Nga DOSJA
Plagosja në Kavajë, flet nëna e të riut: Kishte dalë

KAVAJË -Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri, e 29-vjeçarit, Mario Xhafa, mëngjesin e sotëm në Kavajë. Nëna e të riut u shpreh për “Balkanweb”, se djali i saj kishte dalë në mbrëmje për t’u qethur dhe ishte gjendur rastësisht në vendin e ngjarjes. Më tej ajo shton, se i biri nuk ishte objektiv i sulmit dhe se nuk kishte konflikte me njeri.

 

Menjëherë pas plagosjes, Xhafa, i cili mori një plumb në këmbë, u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, plagosja ndodhi pas një sherri mes dy të rinjsh. Autori i plagosjes, i identifikuar si V.H., u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pas një ore e gjysmë ndjekje nga Policia e Kavajës. Motivet e plagosjes nuk dihen ende, ndërsa hetimet vazhdojnë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset 29-vjeçari në kavajë plagosje me armë në kavajë plagoset 29-vjeçari në kavajë plagosje me armë në kavajë

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Maj 2020, 09:21

TIRANË- Policia ka bllokuar sërish ditën e sotme parkun e Liqenit Artificial. Pavarësisht se pensionistët apo nënat me fëmijë kanë leje për të lëvizur ditë...