9 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, harta zgjerohet në Tiranë, Durrës dhe Shkodër (SHIFRAT)
24 Maj 2020, 09:04Nga DOSJA
Shqipëri- Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 9 persona të tjerë. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 146 persona të dyshuar, por vetëm 9 prej tyre rezultuan pozitivë. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 998. Harta është zgjeruar me 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Ndërkohë janë shëruar edhe 6 qytetarë të tjerë dhe aktualisht betejën me COVID-19 e kanë fituar 789 persona. 177 raste janë pozitive, ndërsa në spital po marrin mjekim 15 persona, 4 prej tyre në terapi intesive. Dje humbi jetën edhe një 64-vjeçare nga Tirana dhe numri total i viktimave ka shkuar në 32.
Njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë:
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 9 raste të reja, shkon në 998 numri i të prekurve Një humbje jete në 24 orët e fundit. 79% e të prekurve janë shëruar Dr. Marjeta Dervishi Instituti i Shëndetit Publik. Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Pas më shumë se 3 javësh pa humbje jete nga COVID19, gjatë mbrëmjes së kaluar ka ndërruar jetë një 64-vjeçare nga Tirana, e cila vuante nga limfoma e trurit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht 64-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë. Që nga fillimi i epidemisë, 32 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.
Pavarësisht se ka pasur pacientë që kanë lënë spitalin infektiv të shëruar, aktualisht po trajtohen 15 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 146 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 9 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 6 qytetarë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të COVID19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (24 Maj 2020) Testime totale 14605 Testime molekulare 13279 Testime serologjike 1326 Raste pozitive 998 Raste të shëruara 789 Raste Aktive 177 Humbje jete 32 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 60 Durrës 53 Krujë 27 Shkodër 11 Berat 10 Kamëz 9 Fier 4 Elbasan 1 Mirditë 1 Korçë 1
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Mjeku i njohur Pëllumb Pipero nuk ka ngurruar t’i japë një përgjigje aktivistit Erion Kristo, pasi ky fundit ka deklaruar se mjeku “na ka çarë ko...
Berat– Ditën e sotme janë ngritur në protestë pronarët e lokaleve dhe bizneseve në Berat, pasi kundërshtojnë vendimin e qeverisë për mbylljen e aktiviteteve gja...
Tiranë- Ambasada Amerikane në vendin tonë ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për Fitër Bajarmin. Në një postim në Facebook ambasada amerikane i uron besimt...
Vlorë- Fqinja e Kristian Breshanajt që u ekzekutua gjatë natës, ka deklaruar se i riu nuk ishte person problematik. Ajo ka treguar se pas vrasjes ka dëgjuar nj...
Vlorë- Ngjarje e rëndë në Vlorë. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është ekzekutuar me kallashnikov, brenda makinës së tij në lagjen e “Ujit të Ftohtë”,...
Vlorë– Dosja.al ka siguruar foton e 25-vjeçarit, Kristian Breshanaj, i cili u vra më armë zjarri mëngjesin e sotëm në Vlorë. I riu u ekzekutua me kallash...
Vlorë- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Kristian Breshanjt në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autorët i bërë pritë të riut në derën e shtëpisë ...
Vlorë- Dosja.al zbardh detaje të reja nga vrasja në Vlorë, ku u ekzekutua me armë zjarri 25-vjeçari Kristian Breshanaj. Mësohet se autorët kanë qëlluar m...
Tiranë- Një ditë pasi biznesmeni Shkëlqim Fusha pranoi se plani i tij për ndërtime pas zonës së teatrit vijon të jetë aktiv, TvT zbardh korrespondencën mes komp...