Aktualitet

24 Maj 2020, 09:21 Nga DOSJA

TIRANË- Policia ka bllokuar sërish ditën e sotme parkun e Liqenit Artificial. Pavarësisht se pensionistët apo nënat me fëmijë kanë leje për të lëvizur ditën e sotme, ata nuk janë lejuar që të shëtisin në parkun e Liqenit.  Policia  ka nxjerrë nga parku të gjithë qytetarët që kishin dalë për shëtitje në këmbë apo me biçikletë, pa dhënë ndonjë arsye.

“Të lutem, nuk lejohet zotëri”, dëgjohen efektivët teksa i drejtohen qytetarëve.

Ditën e djeshme ndërkohë përfaqësues të shoqërisë civile dolën në protestë kundër mbylljes së parkut të Liqenit. Protesta u inicua nga aktivisti Erion Kristo në rrjetet sociale dhe gjeti mbështetjen e dhjetëra qytetarëve. Ata u përballën me një postobllok policie, të cilin e thyen dhe vijuan protestën.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet liqeni artificial protesta tek liqeni liqeni artificial protesta tek liqeni

Sondazh

Poll